'Partneritet i privilegjuar'/ Franca me skenar të ri për Ballkanin, një ofertë e tillë i është bërë edhe Turqisë

E Enjte, 24 October 2019 17:39

Franca, një prej shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që i tha “Kjo” hapjes së negociatave me Shqipërinë, ka nisur në rrugë jozyrtare konsultimet diplomatike për të ofruar një partneritet të veçantë dhe të privilegjuar për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu shprehet mediat në Beograd, sipas të cilave, ky partneritet i privilegjuar do të ishte zëvendësues për një anëtarësim të plotë.

Mbështetja financiare, rregulla speciale për qasje në tregjet evropiane dhe përfitime të tjera janë disa prej propozimeve për vendet e rajonit, në këmbim të një “tërheqjeje të heshtur” të anëtarësimit të plotë.

 

Sipas gazetës serbe “Nezavisne”, Franca gjendet nën presion nga partnerët e saj evropianë që të heqë dorë nga qëndrimi kokëfortë dhe të lejojë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat dhe më pas të zgjidhin çdo problem të mbetur në periudhën e negociatave të pranimit.

Kjo është arsyeja pse zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë caktuar në prill, për të parë nëse BE do të aprovojë vazhdimin e procesit të para-pranimit në Samitin e planifikuar një muaj më parë..

Sipas asaj që shkruan gazeta në fjalë, edhe Gjermania i kishte ofruar një propozim të ngjashëm Turqisë dhjetë vjet më parë, duke i premtuar asaj një “partneritet të privilegjuar” në vend të anëtarësimit, por edhe në atë kohë, lëvizja e Berlinit u pa si një lëvizje për të lënë jashtë familjes europiane vendin mbi 80 milionë banorë.

Se çfarë synon Parisi me këtë ofertë dhe si do të pritet kjo nga vendet e rajonit, kjo mbetet për tu parë në momentin që propozimi të bëhet në rrugë zyrtare...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...