'Rilindja, katrahurë financiare'/ Spahiu: Borxhi publik ka kaluar 80%, pagat dhe pensionet në rrezik

E Enjte, 31 October 2019 16:55

Në një dalje për mediat nga selia e LSI, ish deputeti Përparim Spahiu është shprehur se situata e rëndë ekonomike që ka kapluar vendin tashmë nuk mund të fshihet nga askush.

Sipas Spahiut, presioni për të punësuar militantë partie, shkarkimet e pa drejta nga puna, kanë vënë në rrezik pensionet, duke disbalancuar llogaritë e sigurimeve me një deficit prej 110 milionë eurosh.

"Buxhetit, vazhdojnë t’i mungojnë më shumë para, duke rrezikuar jo vetëm pensionet por dhe pagat. Me këto ritme kjo do të ndodhë së afërmi, qeveria nuk do të paguajë dot më mësues, mjekë dhe policë. 610 milionë euro është borxhi i fshehur nga Rama, fakt i denoncuar nga KLSH. 65 milionë euro i mungojnë tatimeve dhe doganave në 9 muajt e parë të këtij viti. Borxhi publik ka kaluar 80%", u shpreh ish-deputeti i LSI.

Deklarata e plotë e Përparim Spahiut:

Situata e rëndë ekonomike në vend, e denoncuar kaq shumë nga opozita por që ka rënë gjithmonë në veshin e shurdhër të qeverisë, tashme ka dalë në pah dhe nuk mund t’a fshehë më askush.

Rasti me flagrant, por dhe më i frikshëm, i bërë publik së fundmi, është ai i mospagesës së sigurimeve nga më shumë se 1200 ente publike. Një situatë alarmante për buxhetin e sigurimeve shoqërore ku entet shtetërore nuk paguajnë kontributet.

Presioni për të punësuar militantë partie, shkarkimet e pa drejta nga puna, kanë vënë në rrezik pensionet, duke disbalancuar llogaritë e sigurimeve me një deficit prej 110 milionë eurosh.

Me reformën teritoriale parashikohej rreth 80 milionë euro më pak shpenzime administrative ndërkohë që me rilindjen ka ndodhur krejt e kundërta. Jo vetëm që nuk është kursyer gjë por punësimet e militantëve  pa asnjë kriter na kanë çuar në një situatë kaq të rëndë saqë entet shtetërore, sidomos bashkitë, nuk paguajnë shumën e detyrueshme për pensionet ose më keq akoma, paguajnë punonjës që nuk janë as të regjistruar në zyrën e sigurimeve.

Pra, jemi në një situatë ku nuk diskutohet më rritje pensionesh por a garantohen ato.

Edhe pse pagesa është e detyrueshme, madje përbën dhe vepër penale, nuk kemi parë asnjë masë të marrë pasi nuk mund të zgjidhë çështjen ai që me qëllim e ka krijuar atë.

Shkurtimi i fondeve për investime, pra për më pak ujësjellësës, më pak rrugë, më pak punë publike është një tregues tjetër i katrahurës financiare që ka përfshirë Rilindjen.

52 % e projekteve të programuara nuk kanë marrë asnjë financim në 7 muaj.

Normal që mos financimi I projekteve të planifikuara vjen si rezultat i rënies së të ardhurave si pasojë e mungesës së investimeve por dhe përfundimit të dy projekte të mëdha si ai i TAP dhe Devollit. Prej vitesh kemi ngritur alarmin e mungesës së politikave incentivuese dhe ja ku jemi sot.

Buxhetit, vazhdojnë t’i mungojnë më shumë para, duke rrezikuar jo vetëm pensionet por dhe pagat. Me këto ritme kjo do të ndodhë së afërmi, qeveria nuk do të paguajë dot më mësues, mjekë dhe policë. 610 milionë euro është borxhi i fshehur nga Rama, fakt i denoncuar nga KLSH. 65 milionë euro i mungojnë tatimeve dhe doganave në 9 muajt e parë të këtij viti. Borxhi publik ka kaluar 80%

Rënia e të ardhurave, kryesisht nga TVSH, tregon rënien drastike të konsumit, si tregues bazë I ngadalësimit të ekonomisë

Këto të dhëna tregojnë qartazi gjendjen e rëndë në të cilën është ekonomia shqiptare ku me të drejtë mbizotëron mungesa e shpresës se kjo maxhorancë mund ta nxjerrë nga bataku ku ka rënë e perkthyer në largësim masiv të tyre nga vendi.

Ne po vuajmë një model ekonomik të dështuar si shprehje e koncepteve politike që ka Edi Rama për shtetin dhe ekonominë, koncepte që nuk garantojnë perspektivë dhe zhvillim.

LSI është e gatshme të ballafaqohet mbi platforma e sigurt në suksesin e zgjedhjeve të ardhshme".

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...