VIDEO/ Shkarkimi i Kajmakut, Basha: Krimi, fytyra e vërtetë e Ramës

Premte, 01 November 2019 13:01

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që shkarkoi kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili fshehu dënimin në Greqi.

 Basha tha se Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, pasqyra e radhës me kë qeveris ai. Sipas kreut të PD, kush kishte dyshime se rastet Agie tjera në zgjedhjet e kaluara ishin një rastësi tani ka të gjitha provat se kjo ka qenë një skemë e Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit. Ai tha se zgjidhja e vetme është t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve.

 “Poshtërim për PS në radhë të parë, nga e cila nuk nxjerr dot kandidatë të painkriminuar, të padënuar por nxjerr llumin e llumit por është edhe një poshtërim edhe për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë, trafikantë nga hajdutë, nga të korruptuar që e kanë vendin në burg e jo në qeverisje. Për këdo që ka pasur dyshime dhe ka menduar se 2013, 2015, 2016, 2017 apo 2019 janë rastësi tani ka të gjitha provat që ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit. Prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin. Zgjidhja e vetme është që t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve.

T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare, me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre, ju faleminderit”, deklaroi kreu i PD.

 

© SYRI.net

Modifikuar më Premte, 01 November 2019 13:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...