Braimllari: Kajmaku, zgjedhje dhe përgjegjësi e Ramës. Duhen zgjedhje të parakohshme

Premte, 01 November 2019 13:45

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një deklarate për mediet, tha se vendimi i KQZ-së për heqjen e mandatit të Agim Kajmakut si kreu i Bashkisë së Vorës, tregon se ai është zgjedhje dhe përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër, ai tha se e vetmja zgjidhje e krizës janë zgjedhjet e parakohshme. ”Ai është i vetmi kryeministër që nuk mban përgjegjësi, për rrënimin ekonomik të vendit, për koncesionet klienteliste, për trafikun qeveritar të drogës, për moshapjen e negociatave dhe tani nuk mban as përgjegjësi për kandidaturat personale që i ka propozuar po vetë me rekorde kriminale. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, shqiptarët duhet të vendosin, shqiptarët nuk mund të pranojnë kriminelë në pushtet”.

Deklarata e plotë

Largimi i Agim Kajmakut vulosi edhe një herë që votimet e 30 qershorit ishin kriminale dhe moniste.  Agim Kajmaku është zgjedhje dhe përgjegjësi personale e Edi Ramës. Edi Rama deklaronte në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare se kishte përzgjedhur kandidaturat më të mira, më të pastra të cilat do t’i shërbenin qytetarëve të vendit.

Edi Rama i prezantoi në votimet moniste të 30 qershorit, si njerëz të pastër, punëtorë dhe madje shprehej se ishin të ngjashëm me të. Edi Rama është përgjegjësi i vetëm pasi në mënyrë të qëllimtë në funksion të strategjisë së tij kriminale vendosi, kandidimin e Agim Kajmakut, Valdrin Pjetrit e plot të tjerëve. Edi Rama dhe i vetëm në votime, nuk vendosi kandidatura të pastra për t’i shërbyer qytetarëve.

Ai është i vetmi kryeministër që nuk mban përgjegjësi, për rrënimin ekonomik të vendit, për koncesionet klienteliste, për trafikun qeveritar të drogës, për moshapjen e negociatave dhe tani nuk mban as përgjegjësi për kandidaturat personale që i ka propozuar po vetë me rekorde kriminale. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, shqiptarët duhet të vendosin, shqiptarët nuk mund të pranojnë kriminelë në pushtet. Faji dhe përgjegjësia e Edi Ramës është e provuar botërisht dhe ai duhet të largohet.

Modifikuar më Premte, 01 November 2019 13:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...