Faksimile/ Ina Zhupa: Kryetari i Gramshit, tender kompanisë nën sekuestro për mos pagese gjobe për prerje pyjesh

Saturday, 02 November 2019 15:57

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa përmes një deklarate për mediat shprehet se kryetari i emëruar me votime i Bashkisë së Gramshit Klodian Taçe i jep tender për blerje dru zjarri për shkollat, kompanisë nën sekuestro për mos pagese gjobe për prerje pyjesh.

Zhupa thekson se me 30 Tetor 2019 Bashkia Gramsh e drejtuar nga rilindasi i mbeshtetur nga Taulant Balla, Klodian Taçe ka shpallur fituese kompaninë të vetme në garë “Al-Mexëood”sh.p.k” me oferten në vlerën 5 .863. 650 Lek për “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019”.

Denoncimi i zëdhënëses së PD Ina Zhupa:

Kryetari i emëruar me votime i Bashkisë Gramsh Klodian Taçe i jep tender për blerje dru zjarri për shkollat, kompanisë nën sekuestro për mos pagese gjobe për prerje pyjesh!

Me 30 Tetor 2019 Bashkia Gramsh e drejtuar nga rilindasi i mbeshtetur nga Taulant Balla, Klodian Taçe ka shpallur fituese kompaninë të vetme në garë “Al-Mexëood”sh.p.k” me oferten në vlerën 5 .863. 650 Lek për “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019”.

Kompania “Al-Mexëood”sh.p.k” ka marrë pjesë në tender në kundërshtim me ligjin “Per prokurimin Publik” pasi rezulton me detyrime të pa paguara , konkretisht ndaj Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe pyjeve në vlerën 126.000 Leke. Sipas urdherit të përmbarimit për sekuestro nr.2012 datë 10. 10.2019 është vendosur sekuestro mbi këtë kompani për shkak të ndërshkimit me gjobë per prerjen e pyjeve ne kundërshtim me ligjin.

Miqësia dhe mbështetja që i jep Balla kryebashkiakut Taçe ndoshta e ka ndikuar ti kete me sy pozitiv kompanite qe presin pyje!

Shkeljet e ligjit janë normë në qeverisjen e Ramës, si ne nivel qendror dhe lokal. Kjo ndalet vetem me votë, me zgjedhje te reja lokale dhe të pergjithshme ku qytetaret te marrin ne dote fatet e vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...