“Korrupsioni, e vetmja gjë që lulëzon”, Agron Duka: Nëse ju ka mbetur ndonjë thërrime virtyti, plotësoni kushtet e Bundestagut

E mërkurë, 06 November 2019 17:22

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore për Shqipërinë.

Ai thotë se vrojtimi i sipërmarrjeve sipas BB thekson se për vitin 2019, mbi 36% të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit.

Duke bërë një panoramë të zymtë të situatës, Duka shkruan se korrupsioni është e vetmja gjë që lulëzon. Ai i bën thirrje maxhorancës të plotësojë kushtet e Bundestagut dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira.

POSTIMI I PLOTË
Sipas Bankës Botërore, korrupsioni është zgjeruar edhe më shumë në vendin tonë; madje është edhe më i lartë se çka qenë 6 vite më parë. Vrojtimi i sipërmarrjeve thekson se për vitin 2019, mbi 36% të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Një shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.
Një përgjegjësi ekskluzive e mazhorancës dhe e kryeministrit, nga e cila nuk mund të shpëtojnë, pasi janë të vetëm në drejtimin e vendit, janë të vetëm në ‘timon’, janë përfituesit më të mëdhenj të një vendi në të cilin korrupsioni është e vetmja gjë që lulëzon.
Me ekonomike në pikiatë, me bujqësinë në mjerim, me borxhin publik në kupë të qiellit, me shpopullimin në masë, me reformat gjysmake, me integrimin në vend numëro, me rendin dhe sigurinë në gjendje alarmuese, me shtetin ligjor në kolaps, me të gjithë pushtetin në duart e ‘sovjetëve’, do të mbahen mend si hartuesit e një nga faqeve më të zeza të historisë së këtyre tre dekadave.
Në 2013 patët mundësi të bënin çdo gjë në të mirë të vendit, por e hodhët në koshin e plehrave besimin e qytetarëve. Sot, nëse ju ka mbetur ndonjë thërrime virtyti, plotësoni kushtet e Bundestagut dhe hapni rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqipëria ka nevojë për ndryshim!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...