Atentati kundër prokurorit Ndoji/ Basha nga Shkodra: Kur preku interesat e qeverisë, i treguan kallashin

E mërkurë, 06 November 2019 18:14

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Shkodra tha se qeveria e Edi Ramës ka lidhje me krimin. Basha u shpreh se Rama nuk bën dot pa kriminelët.

Basha përmdendi edhe atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arian Ndoji, duke thënë se bandat në qeveri e goditën atë me kallash, sapo Ndoji preku interesat e tyre në Gjirin e Lalëzit.

“A e patë se çfarë bëri Rama në Shkodër, vuri një person që e kapte dekriminalizimi. Ashtu veproi edhe në Vorë me Agim Kajmakun, edhe në Vaun e Dedës me Mark Babanin. Shqiptarët shkëlqejnë kudo, ndërsa këta zgjedhin kriminelët në krye. Po ashtu, ndodhi edhe me një prokuror, të cilin edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin, që kur preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit, ku bandat qeveritare luftojnë me kallash e nuk lejojnë askënd t’i prekë në interesa”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se është në politikë për të sjellë drejtësi e për të luftuar padrejtësinë në vend.

“Tani shohim se qeveria e shqiptarëve është mbushur me kriminelë. Prandaj e kam nisur me rininë, aty ku ka vlera reale. Jam i vendosur që të vazhdoj betejën kundër padrejtësisë. Së bashku do të bëjmë ndryshimin e shpejtë dhe ta pandalshëm për një ndryshim për të gjithë.”, deklaroi Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...