Basha: Kemi një kalçeto oligarkësh dhe një kryeministër me vota të vjedhura që na mban peng

Premte, 08 November 2019 17:57

Kryetari i PD Lulzim Basha nga Kruja deklaroi se rinia krutane sot është fatkeqësisht mes zgjedhjes së kriminalizimit dhe emigrimit.

Sipas kryeopozitarit, rinia shqiptare nuk ka më përse të drejtojë sytë vetëm nga emigrimi.

Basha shtoi se duhet shporrur “kalçeto” në pushtet e të sillet shpresa.

“Kruja është sot ndoshta qyteti më i goditur nga emigracioni. E vetmja rrugë që kjo qeveri ika treguar rinisë është emigracioni. Duke e vrarë shpresën, qeveria ka detyruar të gjithë që të ikin në emigracion.  Nuk ka përse rinia krutane të ikë. Krutanët nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe as emigracionin, por dinjitetin e tyre në Krujën e kombit shqiptar.

Për këtë duhet të largojmë atë kalçeton, kryeministrin që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Ta largojmë menjëherë kalçeton dhe të krijojmë të ardhmen e mbarë këtu në Krujë, në Shijak, në Fushë-Krujë e në mbarë Shqipërinë. E afërt do jetë dita kur ndryshimi do të vijë.”, tha Basha.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...