Kryemadhi nis vizitën në SHBA. Ja kush e shoqëron

Premte, 08 November 2019 18:17

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nis sot një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shoqërohet nga nënkryetarja, Kejdi Mehmetaj, Eriol Braimllari dhe Elona Guri.

Gjatë qëndrimit të saj ajo do të ndalet në Miçigan ku do të zhvillojë disa takime me komunitetin shqiptar atje.

Ditën e shtunë, në datë 9 nëntor në orën 11.00 (sipas orës locale të Miçiganit), Kryemadhi do të vizitojë teqenë e Baba Rexhepit. Në vijim, pasdite kryetarja e LSI, do të zhvillojë takime me grupe të ndryshme të komunitetit shqiptar në Michigan .

Të dielën, Kryemadhi do të marrë pjesë në meshën që do të zhvillohet në kishën ‘Zoja Pajtore, Our Lady of Albanians’ në Southfield. Gjithashtu në orën 12.00, ajo do të vizitojë kishën e ‘Shën Palit’, Saint Paul’s Albanian Catholic Church në Rochester Hills, ku do të zhvillojë takime dhe me të pranishmit në meshë.

Takimet e zonjës Kryemadhi me shqiptarët në Michigan janë organizuar nga ish-ministri i Brendshëm kolonel Dritan Demiraj dhe administratori i Nova Media, Ervis Zholi.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...