'Përralla e Edi Kajmakut dhe Taulant Yaris mbaroi sot! Nuk ka as agjentë rusë e as financim të dyshimtë'

Premte, 08 November 2019 18:58

Kryetari i FRPD Belind Këlliçi komenton vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të dërguar si të pandehur në gjykatë kreun e opozitës Lulzim Basha nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Përmes një reagimi në Facebook, kryetari i të rinjve demokratë shprehet se, përralla e qeverisë sot mbaroi, ndërsa shton se, kryeministri Edi Rama doli lakuriq me mashtrimin e të tij të rradhës për financim rus te opozita.

Sipas Këlliçit, shefi i mazhorancës po e përdor prokurorinë për larje hesapesh të bandave qeveritare dhe për të goditur kundërshtarin politik

“Përralla e Edi Kajmakut dhe Taulant Yaris mbaroi sot! Nuk ka as agjentë rusë e as financim të dyshimtë. Koka e krimit të organizuar në Shqipëri doli lakuriq, si me mashtrimin e tij ashtu dhe me faktin se po e përdor prokurorinë për larje hesapesh të bandave qeveritare dhe për të goditur kundërshtarin politik.

Sot kur mbushën 9 vite nga vendimi për liberalizimin e vizave, proces i udhëhequr nga Lulzim Basha, ky vendim është dëshmia më e qartë se kush do ta bëjë këtë vend, kush do ti prijë rinisë drejt të ardhmes që meriton! Pa asnjë dyshim është Lulzim Basha lideri më proeuropian dhe amerikan që ka vendi! Për Edi Ramen dhe bandën e tij mund te them vetëm: “what the f...” ishte kjo akuze qesharake”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...