Reforma Zgjedhore/ Mustafaj: Jam skeptik, mungesë vullneti politik nga ana e mazhorancës

Premte, 08 November 2019 21:48

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj është një zë kundër ngritjes së një grupi paralel me atë të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

I ftuar në studion e Ora News, ai u shpreh për mungesë vullneti nga ana e mazhorancës për reformën zgjedhore, por thotë se ka mungesa serioziteti edhe nga ana e opozitës.

Sipas Mustafajt, PD duhet të thotë kushtet e saj dhe kushti i parë është që nuk mund të jetë Damian Gjiknuri njeriu i reformës zgjedhore.

Pjesë nga biseda në studio

Beti Njuma: Jeni shprehur skeptik në këto kushte për zhvillimin e reformës zgjedhore, ndërkohë që PD ka një projekt më vete, mazhoranca po vijon me një projekt më vete.

Besnik Mustafaj: Unë jam shprehur skeptik jo pse nuk është e mundur. Reforma zgjedhore është çështje vullneti politik. Unë konstatoj një mungesë vullneti politik nga ana e mazhorancës për të bërë një reformë të vërtetë zgjedhore. Konstatoj një mosbesim shumë të madh dhe një mungesë sinqeriteti nga ana e opozitës për të qenë kontribuuese në kryerjen e reformës zgjedhore.

Beti Njuma: Pse mungesë sinqeriteti nga ana e opozitës?

Besnik Mustafaj: Kjo duket në hapat që po hedh opozita. Ngritja e një grupi paralel me komisionin parlamentar të posaçëm sepse opozita është jashtë parlamentit për reformën zgjedhore. Ngritja e një grupi të tillë për mua është e panevojshme. Për mua, është një tentativë për ti thënë opinionit publik se ne po  punojmë për reformën kur në fakt ku do i çojë ai, kush do i miratojë ato. Si do bëhen ligje këto propozime? Këto bëhen ligje kur shkohet në Komisionin e mandatuar për të kryer reformën zgjedhore dhe shkohet atje me propozime konkrete dhe me një përgatitje paraprake. Nuk e do Damian Gjiknurin? Unë jam që Damian Gjiknuri nuk mund të jetë njeriu i reformës zgjedhore. Me gjithë ato interceptime telefonike që i ka njohur jo vetëm opinioni publik shqiptar, por opinioni publik ndërkombëtar, publikuar nga BILD dhe që lidhen drejtpërdrejt me manipulimin e zgjedhjeve. Pra jo me gjëra që ia ka lejuar ligji. Se çunat problematikë që flet ai për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve nuk i ka të parashikuar në ligjin aktual që duhet ndryshuar tani. Pra në këtë kuptim PD duhet të ti thotë kushtet e saj. Kushti i parë, nuk mund të jetë Damian Gjiknuri njeriu i reformës zgjedhore. Nëse ka kushte të tjera të negociohen, por ky është flagrant dhe të shkojë të ulet në tryezën e reformës dhe të bëhet kontributore. Nuk janë kontribut ato që bëhen.

Beti Njuma: Pa reformë zgjedhore natyrisht që nuk mund të kemi as zgjedhje të parakohshme në pranverë.

Besnik Mustafaj: Unë besoj se duhet të bëhen dhe nëse besoj se nëse reforma do të ketë vullnet të vërtetë politik nga të dyja palët bëhet dy javë. Problemet janë të identifikuara. Por unë shikoj një mungesë koncepti të ri qoftë nga mazhoranca qoftë nga opozita.

Beti Njuma: Edhe ju jeni pro ndryshimit të sistem

Besnik Mustafaj: Unë kam qenë dhe jam për ndryshim të sistemit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...