Qindra vetë u vranë në përpjekje për t’u arratisur/ Mbushen 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit

Premte, 08 November 2019 22:00

Të shtunën, Gjermania feston 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Ndërtuar në vitin 1961 nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore, mori kishte si synim të ndalte valën e qytetarëve të saj që donin të shkonin në perëndim.

Qindra vetë u vranë në përpjekje për t’u arratisur përtej kufirit. Pothuajse tre dekada më pas, natën e 9 nëntorit, 1989 dhjetra-mijëra njerëz e rrëzuan murin, një moment kyç që kontribuoi në fillimin e rënies së Bashkimit Sovjetik.

Por siç njofton korrespondenti Henry Ridgëell nga Berlini, shpresat se ajo ngjarje do të sillte paqe mes Lindjes dhe Perëndimit, janë shuar ndërsa rritet frika për një luftë të re të ftohtë.

Një valë gjigante që mban shpresat dhe kujtimet e njerëzve dikur të ndarë nga Muri i Berlinit. 30 mijë mesazhe të shkruara të varura para Portës së Brandenburgut. Në këtë vend në qershor 1987, presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan i tha shprehjen tashmë të famshme homologut të tij sovjetik:

“Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur”.

Dy vjet pas fjalimit të presidentit Reagan, vetë gjermanët e rrëzuan muron në një demonstrim dramatik të forcës së popullit që do të kishte pasoja të jashtëzakonshme për Gjermaninë, Evropën dhe për rendin global.

Në bllokun sovjetik, presioni po intensifikohej prej muajsh. Protestat pro-demokraci u përhapën në Gjermaninë Lindore. Më 9 nëntor, një zëdhënës qeverisë së Gjermanisë Lindore tha se qytetarët ishin tani të lirë të udhëtonin në perëndim.

Njoftimi i papritur ishte një gabim burokratik, por gjermano-lindorët u lëshuar drejt kufirit. Në konfuzion, rojat hapën portat. Patrick Hartëig, atëherë 19 vjeçar, ishte mes të parëve që hynë. Ai vajti menjëherë në qendrën tregëtare Kurfürstendamm, që simbolizonte kapitalizmin perëndimor. Ai punon tani në të njëjtën rrugë.

 

“Kalova gjithë natën në Kurfürstendamm. Isha ulur në një BMË, mbaja në dorë një shishe shampanjë dhe i binim burisë gjithandej. Ishte një natë e çmendur. 30 vjet më pas, ende mendoj se ndryshimet ishin pozitive. Ishte një ndryshim paqësor”, thotë ai.

Ngjarjet e asaj nate, bënë jehonë në gjithë botën.

Pas disa javësh, udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe presidenti I ri amerikan, George Bush deklaruan se Lufta e Ftohtë kishte marrë fund. “Dukej se gjendja po bëhej më paqësore se bota ishte në një moment më paqësor. Disa madje thanë se ishte fundi i historisë”, thotë Hermann Ëentker nga Instituti i Historisë Bashkëkohore.

Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik ishte shpërbërë. Por në tre dekadat që atëherë, tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit, janë rigjallëruar. “NATO-ja ka marrë Poloninë, shtetet balltike dhe kjo është parë si kërcënim. Por në fakt kërcënimi nuk ishte synimi. Nuk bëhej fjalë për një NATO agresive që donte të përhapej në Lindje, por vendet evropiano-lindore që aplikuan për anëtarësim në NATO”, thotë zoti Wentker.

Në agimin e shekullit të ri, Vladimir Putini u shfaq si njeriu i fortë i Rusisë, duke u betuar se do të rikthente krenarinë dhe fuqinë e vendit. Në Moskë, ngjarjet e vitit 1989 shihen ndryshe pas tre dekadash:

“Gorbaçovi është tani shumë më pak i pranuar nga ç’ishte atëherë, sepse tani shihet jo vetëm si personi që dha Gjermaninë Lindore por edhe si personi që shkatërroi Bashkimin Sovjetik. Dhe mendoj se Putini po përpiqet të rifitojë një pjesë të pozicionit hegjemonik sovjetik në Evropë”, thotë zoti Ëentker.

Në vitin 2014, Rusia ankeksoi me forcë Krimenë dhe mbështeti separatistët pro-rusë në Ukrainën Lindore. Marrëdhëniet mes Lindjes dhe Perëndimit janë në një pikë të ulët. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po riarmatosen. Moska fajëson perëndimin për mundësitë e humbura.

“Mund të kishte qenë një fitore për të dyja palët, nëse vendet perëndimore do të kishin qenë më të mençura”, thotë Konstantin Kosachev, Kryetar i Komisionit Parlamentar rus për Marrëdhënie me Jashtë.

Gjermanët dhe vizitorë nga e gjithë bota festojnë përvjetorin të shtunën, natën kur liria erdhi në Berlin. Por paqja mes Lindjes dhe Perëndimit, mbetet larg. /Voa/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...