'Rama dhe Vuçiç së bashku në Ohër, hidhen hapat e 'Shengenit ballkanik'

Saturday, 09 November 2019 08:47

Mediat në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se sot Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç sot do të jenë pjesë e takimit trepalësh të “Mini-shengenit Ballkanik” të ftuar nga kryeministri Zoran Zaev.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, delegacionet do të mbërrijnë asdite, ku në mbrëmje presidenti Stevo Pendarovski do të shtrojë darkë për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa të dielën do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp e planifikuar në mesditë.

Rezerva ndaj këtij plani ka shprehur presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ideja e krijimit të një “mini-shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por dy vende të tjera të rajonit, Kosova dhe Mali i Zi, e kanë kundërshtuar ashpër aplikimin e saj me pretendimin se në këtë mënyrë do të rikthehej ish-Jugosllavia.

Fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë, Albin Kurti, është shprehur se “mini-shengeni ballkanik” i dukej më tepër si një ide sesa një projekt, ndaj do të priste për të parë një tekst për të mësuar se farë nënkupton, shkruan INA.
Samiti i parë u mbajt më 10 tetor, ku në tryezën e përbashkët të diskutimit nuk ishin të pranishëm liderët e tri vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes. Ndërkaq, në kuadër të nismës për “mini-shengeni Ballkanik”, u bë me dije se mes përfaqësuesve të tri vendeve do të zhvillohet i radhës mes tre liderëve në Ohër. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...