Unaza e Re/ “Në konflikt interesi”, Vokshi: Ja lidhja e Salillarit me Erion Veliaj

E mërkurë, 13 November 2019 10:15

Projekti i Unazës së Madhe është i mbushur me hije skandali. Kompania “Salillari”rezulton se ka marë si mbikqyrës të punimeve kompaninë IKN me të cilën rezulton se është kontraktore edhe për ndërtimin e disa segmenteve në Kukës-Morinë.

Kjo është një shkelje e hapur e ligjit 8402 sipas të cilit kompania që do të mbikëqyrë punimet nuk duhet të ketë asnjë lidhje me kompaninë që po realizon punimet.

Ish-deputetja, Albana Vokshi, e ftuar në RTV Ora thotë se Salillari nuk duhet të kishte fituar tenderin për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Vokshi: Kush është më afër Ramës ai fiton, nëse dha dorëheqjen Qato ka shkelur në kallon e dikujt që i intereson Ramës. Janë pazare midis anëtarëve të qeverisë.IKN  ka konflikt të pastër interesi sepse do të supervizojë punimet e kompanisë “Salillari”, ndërkohë që ka një projekt tjetër, Rrugën e Arbrit ku “Salillari” i jep 50% të fondeve. Por e dini që nuk ka pasur garë për projektin. Projekti është ndryshuar. 

Pse u ndryshua?Kush e hartoi? Nuk  kemi tender për projektin. Nuk është më me tre nivele, por me dy nivele.”Salillari” ka konflikt interesi me Erion Veliaj,  gruaja e Salillarit është kushërirë e parë e tij.

Kompania tjetër është financuese dhe donatore e kryetarit të grupit parlamentar të PS. Shikoni kush i fiton tenderat. Sallirari nuk duhet ta kishte fituar sepse është e ndaluar që një kompani të fitojë lote të njëpasnjëshme. 

Edi Rama në fazën e vlerësimit ndryshoi dhe VKM, e hoqi kriterin e vendosur gjatë kohës së qeverisë Berisha ku duhet të plotësoheshin 70% e punimeve në projektet e tjera që kjo kompani kishte fituar dhe pastaj ti jepej një projekt tjetër.

Në kohën e vlerësimeve e hoqi Rama se e kishite parashikuar që duhet ta fitonte kjo kompani që ishte krejt mbrapa në realizimin e punimeve 70%. Për pavarazi në tender dhe favorizim shkon në burg sipas legjislacionit aktual.Gjithëkush do të mbajë përgjegjësi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...