Arta Marku: Roli im është simbolik, kompetencat i kam të kufizuara

E mërkurë, 13 November 2019 10:22

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku doli përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u pyetur si një nga tre kandidatet për kryeprokurore.

Marku tha se gjatë kohës që ka punuar si kryeprokurore, është vendosur nën presion politik dhe mediatik.

Megjithatë, kryefjala e saj përpara KLP-së ishte se ajo nuk mund të bënte më shumë për shkak se kompetencat i ka pasur të kufizuara.

Marku tha se roli i saj është më shumë simbolik.

“Pritshmëritë kanë qenë të larta, lidheshin me çështje konkrete, megjithatë për shkak të kompetencave të kufizuara nuk kam arritur të realizoj pritshmëritë”.

“Hetimi është jashtë kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm, askush nuk është kujdesur të sqarojë një herë e mirë që roli i Prokurorisë të Përgjithshme ka ndryshuar, tanimë është me rol simbolik për sistemin në tërësi”.

“Nuk i kam realizuar pritshmëritë, po jo për fajin tim apo aftësive profesionale, po për shkak të reformës në veprim e sipër dhe kompetencave të kufizuara. Nëse do kthehesha pas, nuk do bëja asgjë më shumë e asgjë më ndryshe për shkak të kompetencave”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...