Maliqi: Zgjedhje të parakohshme, opozita fiton

E Enjte, 14 November 2019 16:18

Deputeti Lefter Maliqi këtë të enjte nga Vizion Plus është shprehur se nuk ka besim që do të bëhen ndryshime në Reformën Zgjedhore pasi sipas tij, mazhoranca kërkon vetëm arnim të saj.

Maliqi është shprehur për 7 pa 5 se reforma zgjedhore mazhoritare do të ishte dhe zgjidhja e duhur për vendin, pasi është një lloj vetingu për politikën.

“Reforma zgjedhore mazhoritar e zgjidh është një lloj vetingu ne politikë. Kur ka qene sistemi mazhoritar ka pasur tamam profesionist pa të shkuar kriminale pas 2005 kemi një tjetër pamje të parlamentit, kemi deputet që nuk dinë të lexojnë, të kapur nga krimi dhe jo profesionist. Nuk besoj se reforma zgjedhore mund të realizohet vetëm nëse ndërhyjne ndërkombëtarët, pasi mazhoranca thjesht po bën arnime në kod”, tha ai.

Zgjedhjet e parakohshme sipas Maliqit janë e vetmja zgjidhje që i duhet Shqipërisë, për të bërë të mundur pastrimin e parlamentit të kapur nga krimi.

“Zgjedhjet e parakohshme për interesin e vendit, jam që parlamenti të shpërndahet për shkak të nivelit të ulët të deputeteve, për shkak të kapjes së parlamentin dhe për shkak të listave të mbyllura te deputeteve. Zgjedhjet e parakohshme besoj se mund të jenë zgjidhje se nese fiton opozita e bashkuar, jo PD pasi nuk fiton e vetme por bashke me LSI-ne dhe aleatet e tjere dhe zhgënjimi i socialisteve jane e mira e vendit, këtë e di mirë Rama ndaj po i shtyn sa të mundet”, u shpreh deputeti Lefter Maliqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...