Pas Unazës së Re, Rama gati të shkatërrojë edhe Teatrin Kombëtar/ Ja thirrja e aktorëve

E Enjte, 14 November 2019 16:29

Pas banesave në Astir, vëmendja e qeverisë dhe bashkisë së Tiranës duket se është orientuar nga godina e Teatrit Kombëtar, aty ku aktivistë, aktorë dhe qytetarë protestojnë prej muajsh.

Mazhoranca duket se e ka gjetur edhe simbolikën për të ndërmarrë aksionin e rradhës: 17 Nëntorin, Dita e Çlirimit të kryeqytetit.

Lajmin e jep vetë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që përmes një postimi në Facebook, shprehet se, sipas informacioneve paraprake, qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e minionit të tij Erion Veliaj kanë synim të sulmojnë dhe shembin Teatrin Kombëtar.

 

"Me pretekstin e aktiviteteve që do të zhvillohen më 17 nëntor në Tiranë, do të bëhet bllokimi i rrugës dhe i zonës rreth Teatrit", shkruan ndër të tjera AMT në reagimin publik.

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

URGJENTE - Në datat 16 dhe 17 nëntor gati ta mbrojmë fizikisht Teatrin Kombëtar

Qytetare e Qytetarë të Tiranës e Shqipërisë!

Sipas informacioneve paraprake, qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e minionit të tij Erion Veliaj kanë synim të sulmojnë dhe shembin Teatrin Kombëtar.

Me pretekstin e aktiviteteve që do të zhvillohen më 17 nëntor në Tiranë, do të bëhet bllokimi i rrugës dhe i zonës rreth Teatrit.

Me urgjencën që e kërkon ky rast ju bëjmë thirrje të gjithë juve që e lexoni këtë thirrje, të na ndihmoni që sëbashku ta mbrojmë deri në fund Teatrin si qytetarë të lirë të këtij vendi.

Kjo ndihmë konsiston në:

Rritjen e numrit të njerëzve që qëndrojnë me ne në turne gjatë ditës e natës veçanërisht në këto dy ditë. Në mbrëmjen e datës 16 deri drekën e datës 17 duhet të kemi prezencën e të paktën të 200-300 qytetarëve në zonën rreth e brenda ndërtesës;

Marrjen me vete të ujit e ushqimeve për t’i dalë përpara rrezikut të izolimit brenda ndërtesës.

Të gjitha alarmet që kemi shpërndarë përmes faqes sonë kanë rezultuar të vërteta.

Përdorimi i gazit lotsjellës si dhe i dhunës fizike, në episode të mëparshme tregon që metoda dhe mjetet që qeveria ka vendosur të përdorë kundër qëndresës qytetare mund të jenë të rënda.

Ju kërkojmë juve që do të paraqiteni në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të mos të jeni të shoqëruar nga fëmijë apo të afërm që kanë probleme shëndetësore.

Komuniteti diplomatik në Tiranë me përjashtim të atyre që i nxjerrin publikisht gishtin e mesit protestuesve do të jetë i informuar në detaj për situatën dhe si për përshkallëzime të mundshme të saj.

Ne mobilizohemi që sot dhe ftojmë qytetarët e Tiranës, pavarësisht bindjeve të tyre politike, që të jenë me ne!

Situata është kritike, Teatri Kombëtar, shteti ligjor, trashëgimia historike dhe secili prej nesh është në rrezik.

Qëndresa 20-mujore e qytetarëve duhet me çdo kusht të fitojë mbi dhunën e pushtetit e cila e ka shfaqur qartë që nuk ka kufij dhe as respekt për jetën dhe të ardhmen tonë si popull e si shtet.

Po ra teatri, bie shpresa e fundit se gjërat do të ndryshojnë për mirë. Ndaj, të bashkohemi për të mos lejuar hajdutët e veshur me pushtet të shembin Teatrin Kombëtar e me të edhe demokracinë e shpresën në Shqipëri!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...