“Mbrëmë i pëshpërita një ylli” rikthen Luiza Xhuvanin në skenë, përkrah Ndriçim Xhepës

Premte, 15 November 2019 09:41

Shfaqja “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”, nesër në mbrëmje vjen për publikun në teatrin e qytetit të Korçës. Një shfaqje, që sjell në skenë tre aktorë, me lirikën e dashurisë së Rumit, që mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës. Aktori Kristian Koroveshi sjell me këtë shfaqje në skenë dy aktorët e njohur Ndriçim Xhepa dhe Luiza Xhuvani. Të tre artistët janë nesër në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, pas suksesit që patën në Tiranë, ku morën vlerësimin e publikut. Ideator dhe si regjisor i kësaj shfaqje, Kristian Koroveshi shprehet se aktorët e skenës premtojnë emocione të papërsëritshme, në këtë natë të teatrit të poemës dramatike. Ai kujton se me të dy aktorët ka bashkëpunuar më parë, në shfaqje të ndryshme. “Me Luizën jam njohur katër vjet më parë në shfaqjen teatrore “Hamleti”. Roli im i parë, ku kisha partnere Luiza Xhuvanin. Më pas u bashkuam përsëri tek shfaqja teatrore “Medea”, ku në ditën e parë të provave më tha, do jetë një nga rolet e tua të jetës. Me aktorin Ndriçim Xhepa, jemi njohur tre vjet më parë tek “Rubairat”, një natë poetike në pazarin e vjetër të Korçës”, tregon aktori dhe ideatori i kësaj shfaqje Kristian Koroveshi. Në lidhje me këtë bashkëpunim, ku të tre janë bashkë në skenë me lirikën e dashurisë së Rumit, si ideator Kristian Koroveshi shprehet se të dy aktorët janë shkolla të profesionalizmit. “U përpoqa të bëheshim bashkë, se doja të isha pranë vlerës së madhe të tyre artistike, pasi për mua janë shkolla e profesionalizmit dhe e qenies njerëzore”, tregon më tej Koroveshi për këtë bashkëpunim, me dy artistët e njohur Xhuvani dhe Xhepa në teatër. Drejtoreshë e teatrit në Korçë, Zamira Kita para shfaqjes shprehet se është bukur, që të shohësh në skenë këta tre artistë bashkë. “Sa e bukur është poezia! Sa i bukur, shpirti që dhemb! Sa bukur të dëgjosh dhe shohësh Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa e në krah të tyre korçarin tonë të talentuar Kristian Koroveshi”, pohon drejtoresha Kita.

 Një dramaturgji poetike në skenë

“Mbrëmë i pëshpërita një ylli” nesër do të jetë premierë në skenën e Korçës për publikun, por ideatori dhe aktori Kristian Koroveshi shprehet se pas Tiranës nuk mund ta linte pa e dërguar në qytetin tij. “Impakti në Tiranë ishte mjaft i madh, e unë si korçar prej vërteti nuk mund ta lija pa shkuar atje”, vijon të tregojë ai. Për aktorin Kristian Koroveshi, Rumi ishte një poet magjik. “Rumi është poeti gjenial i lashtësisë perse, ku gjeta ndërthurjen ideale të gëzimit dhe dhimbjes së dashurisë. Ishte poeti magjik, që më çoi në përjetime të jashtëzakonshme emocionale. Kam sjellë një natë të ndryshme nga nata poetike dhe teatri i mirëfilltë. Është një natë e teatrit të poemës dramatike, ku kam ndërtuar një dramaturgji poetike, secili prej nesh është personazh, që ka një marrëdhënie të caktuar me njëri- tjetrin, si në një dramë, por dialogu është poetik”, shprehet aktorit Koroveshi. Ky vit për aktorin Kristian Koroveshi ka qenë i ngarkuar, me projekte të ndryshme teatrore jo vetëm në skenën e Tiranës, por dhe në qytetin e Korçës. Rumi, ishte një poet, jurist, dijetar islam, teolog dhe mësues i sufzmit i shekullit XIII. Ka lindur më 30 shtator 1207 në Belh (në Afganistanin e sotëm) dhe ka vdekur më 17 dhjetor 1273 në Konia (në Turqinë e sotme). Poezitë e tij janë të shkruara në persisht dhe të përkthyera në shumë gjuhë të botës. Rumi ka jetuar në kohën e selxhukëve dhe ka shkruar, përveç se në persisht, edhe në arabisht, greqisht dhe në turqisht. Poema “Mathnawi”, kompozuar në Konia, mund të konsiderohet një nga lavdet letrare më të pastra të gjuhës perse. Veprat e tij janë lexuar gjerësisht në gjuhën e tyre origjinale në gjithë Iranin e Madh dhe në botën persisht-folëse. Përkthimet e veprave të tij janë shumë të njohura, sidomos në Turqi, Azerbajxhan, Shtetet e Bashkuara, dhe Azinë Jugore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...