Vrasësi i Ardit Gjoklajt flet për thika pas shpine, se kjo është fusha që e njeh mirë

Diel, 17 November 2019 13:22

Tirana ka kujtuar sot 75-vjetorin e çlirimit, si dhe ka nderuar të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuar edhe jetën e tyre në një nga përballje më të ashpra kundër pushtuesve nazifashist. Gjatë fjalës së tij kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi se ky jubile i çlirimit, e gjen Tiranën një qytet shumë herë më të mirë dhe të zhvilluar.

Ndaj ai theksoi se ky 75 vjetor përveçse për të festuar duhet të shërbejë edhe për të reflektuar dhe për të kuptuar se kur shqiptarët bëhen bashkë ashtu si gjatë Luftës së Dytë Botërore mund të bëjnë gjera të mira për vendin. “Nëse ka një reflektim nga Lufta e Dytë Botërore është pikërisht ky, kur ne shqiptarët bëhemi bashkë nuk ka forcë që na vë poshtë dhe nuk ka betejë që ne nuk e fitojmë. Ne do të jemi proaktiv dhe bashkëpunues si një ushtar dhe partizan që nuk pyeste sa e madhe ishte beteja dhe sa i fortë kundërshtari por sa i rëndësishëm ishte misioni. Sot pyetja nuk është sa e vështirë është të integrohemi pyetja është nëse ky është një mision i rëndësishëm të gjithë duhet të jemi gati për të përfaqësuar shqiponjën dy krenare dhe flamurin kuq e zi për ta fituar këtë betejë. Vetëm së bashku siç mundëm nazifashistët në shekullin e kaluar mund ta ndërtojmë një qytet modern europian për 100 vitet e ardhshme”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai shtoi se ashtu si 75 vite më parë burrat dhe gratë i kishin vënë qëllim vetes ta çlironin kryeqytetin me çdo kusht ashtu edhe tashmë brezi i sotëm duhet t’i vërë qëllim vetes që ta zhvillojë Tiranën me çdo kusht.

Gjithçka është një mashtrim, demagogji, hipokrizia e radhës. Vrasës i Ardit Gjoklajt e njeh mirë këtë fushë se ka vite që po ia del me “sukses”. Atij nuk i plas shumë as për heronjtë, as për idealet e sakrificat e tyre. Ai fshihet pas propagandës për të mashtruar qytetarët, për t’i vjedhur e për t’u marrë votat. Ideali  i tij janë paratë, fitimet, oligarkët që po i marrin frymën Tiranës, janë ndërtesat shumëkatëshe, janë tenderët e pafund për punë që kurrë nuk u mbyllën. Tirana sot është më kaotike sek urrë, nuk ka më vend as të lëvizesh, trafiku i rënduar, ajri tmerr, varfëria në kulm, taksat po i marrin frymën dhe njerëzit ikin përditë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...