Luis Enrique heq nga puna mikun e tij: Spanja në stuhi polemikash

E mërkurë, 20 November 2019 19:12

Spanja në kaos. Rikthimi i Luis Enrique në pankinë ka provokuar efektin e kundërt me atë që shpresohej, për shkak të largimit të Robert Moreno. Ai që duhej të ishte një lajm i bukur për Furitë e Kuqe e për gjithë futbollin, u transformua në një stuhi polemikash. E gjitha nisi me mënyrën e diskutueshme të largimit të njeriut që e coi Spanjën në Europian e ka nga ata që flasin se ishte pikërisht ish-tekniku i Barcelonës që nxorri jashtë loje bashkëpunëtorin e tij historik. Tekniku katalanas ka vënë si kusht primar ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit për kthimin e tij: “O unë o ai”. E cuditshme sepse të dy kanë qenë gjithnjë shumë të lidhur.

Gjithcka ndodhi në harkun e pak orëve e tekniku Robert Moreno u shkarkua pak minuta para ndeshjes me Rumaninë. Një sjellje që tekniku e vetë lojtarët e kanë përcaktuar të turpshme. Pyetja që bëjnë në Spanjë është “Përsé?”. Përgjigje nuk ka akoma. Luis Enrique, që kishte braktisur pankinën në mars për shkak të sëmundjes së të bijës që më pas humbi jetën në mënyrë dramatike në fund të gushtit, nuk ka folur akoma, ndërsa pritet një komunikatë për shtyp e Robert Moreno. Një situatë surreale sepse tekniku i Spanjës ka thënë gjithnjë se ishte gati të kthehej zëvendës në rast rikthimi të mikut të tij Lucho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...