EKSKLUZIVE/ Alarmi i BB: Krimi në Shqipëri po përzë bizneset e huaja

Diel, 24 November 2019 13:19

Kërcënimet nga krimi dhe vjedhjet që vijnë si pasojë e mungesës së sigurisë janë bërë një pengesë serioze për bizneset e huaja që investojnë në Shqipëri.

Përfundimi tronditës vjen nga Banka Botërore në vëzhgimin global të sipërmarrjeve

Sipas Bankës, në gjashtë vitet e fundit pesha e investitorëve të huaj që identifikojnë krimin dhe vjedhjet si pengesë serioze për të bërë biznes në Shqipëri është rritur me 8 herë.

Nëse në vitin 2013, ishin vetëm 4.5 për qind e ndërmarrjeve të huaja që e konsideronin krimin dhe vjedhjen si pengesë serioze për të bërë biznes në Shqipëri, këtë vit shifra ka kërcyer në 35.8 për qind.

Pra më shumë se një e treta e bizneseve të huaja në Shqipëri, tani ndihen të pasigurta për të bërë biznes në Shqipëri pasi kërcënohen nga krimi i organizuar.

Image

Format kryesore se si krimi godet biznesin janë disa. Kërcënime, shantazh, gjoba e deri tek vjedhjet dhe vandalizmi.

Të dhënat e detajuara të Bankës Botërore tregojnë se bizneset e huaja janë dhe shënjestra e preferuar e bandave, pasi pesha e bizneseve të huaja që raportojnë krimin si problem serioz është disa herë më e lartë se ajo e bizneseve vendase.

Image

Në shtator të vitit 2016, opinioni publik në Shqipëri u trondit teksa Fadi Mitri, një biznesmen libanezo amerikan, u dhunua barbarisht nga krimi.

I ardhur në Shqipëri për të investuar 480 milionë euro në ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Lalzit, Mitri u largua përfundimisht nga Shqipëria duke e braktisur projektin. Ndërkohë që dhunuesit nuk u vunë asnjëherë përpara drejtësisë.

Rrahja e biznesmenit Mitri ishte shembulli më i qartë që tregoi para opinionit publik se si krimi dhunon bizneset e huaja për t'i grabitur. Por jo i vetmi, pasi ka me qindra raste të tjera kur bizneset e kërcënuara detyrohet të paguajnë haraç tek krimi ose të largohen duke braktisur projektet e tyre në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...