'71 vjet që kodi i humanizmit politik nëpërkëmbet nga pushtete e të fortë

Tuesday, 10 December 2019 11:43

Nga Albin Kurti.

71 vjeç është bërë njeriu sot. Sepse e ka ditëlindjen me 10 dhjetor. Sepse sot u mbushën 71 vjet nga miratimi i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Universaliteti është ajo që e kemi të përbashkët. E si njerëz e kemi njeriun, me të drejtat dhe liritë e tij, që nga viti 1948.

Tragjedia njerëzore e shkaktuar nga brutaliteti i pashembullt i imperializmit të shpërfaqura në format më të egra të mohimit të qenies dhe të drejtave të njeriut, fashizmit dhe nacizmit, mblodhi të gjithë dijen, përkushtimin dhe ndjeshmërinë njerëzore, për të garantuar qenien njeri dhe të drejtat themelore të tij. Tragjedia e luftës dhe ato të përditshmet na thërrasin me gjithë fuqinë për angazhim të pandërprerë politik, individual e shoqëror kundër shkeljes dhe shkelësve të të drejtave të njeriut në çdo kohë, për çdo çast, pa ndërprerë.

Përvoja historike mbi shtatëdhjetëvjeçare, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se, ky kod i humanizmit politik, i pranuar botërisht, i përkthyer në të gjitha gjuhët e shkruara të njerëzimit, i botuar e publikuar në miliarda kopje, thyhet, shkilet e nëpërkëmbet nga pushtete e individë të fortë që kanë monopolizuar paranë, dhunën e pushtetin, në institucione shtetërore e parashtetërore dhe jashtë tyre, duke shkaktuar tragjedi njerëzore individuale e kolektive, për çdo ditë të lume në gjithë rruzullin tokësor.

Të këqijat në formën e papunësisë, deprivimit ekonomik, përjashtimit shoqëror, mohimit të së drejtës në siguri shëndetësore e pensionale, ndotjes së ambientit, mungesës së ujit të pijshëm e ushqimit, dëbimit me dhunën e hekurit e zjarrit të qindra milionë njerëzve nga shtëpitë dhe atdheu i tyre dhe mohimit të shtetësisë e qenies njerëzore në mijëra kampe refugjatësh anembanë botës, janë përditshmëri trishtuese që ngjajnë për çdo ditë, minutë, sekondë, edhe në këtë çast.

Si njerëz e kemi obligim angazhimin për njeriun si qenie me të drejta dhe liri. Duke përmbushur këtë obligim bëhemi ajo që jemi: njerëz të lirë e të drejtë, sepse me të drejta dhe liri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...