'Raste pa fund, megjithatë ... vetëm Ai s'ka faj!'

E mërkurë, 11 December 2019 10:08

Nga Ylli Manjani

"Scapegoat" - dmth të akuzosh dikë tjetër për ato që bën vetë. Në shqip fjala e përafërt është Kurban. Psh, kur e akuzojnë se po fut në treg kompani ruse me lidhje të forta politike, "fajtor" del Lulzim Basha se medemek paska pranuar donacione Ruse.

Kur e akuzojnë se kanabizoi vendin, "fajtor" shpallet Berisha, opozita dhe Lazarati. I thonë që ka shkërrmoqur Kushtetutën dhe Institucionet e shtetit, "fajtor" shpallet Ilir Meta. Godet ashpër mendimin dhe fjalën e lirë, por "fajin" e ka gjithmonë ai që flet.

Kapet në flagrancë duke drejtuar operacionin e vjedhjes së votave, "fajtor" shpallet BILD në bashkëpunim me Basir Çollakun e ndonjë prokuror... Kapet ngushtë kur i dalin pislleqet e drogës, por "fajin" e ka Sajmiri dhe Fatmiri.
 

Ministri i Brendshëm e çon në qeli me dorën e tij të vëllanë, por "fajin" e ka Salianji. U kap gafil me tërmetet e vjeshtë-dimrit, por "fajin" e kanë mediat, facebook-sat dhe, sigurisht qentë. Bie tërmet, por "fajin" e ka Ilir Meta.

Njerëzit i ankohen se u janë çarë muret, por "fajin" e ka madje edhe vetë Erioni që nuk e ka lyer shkallën vetë me dorën e tij. I sulmon shumë ashpër prokurorët e gjykatësit i quan KÇK dhe bën dhe ligje për ti sunduar me policë, por prapë "fajin" e ka Lulzim Basha.

Ka pa fund raste të tilla që tregojnë se si Kryeministri mbrohet duke sulmuar të tjerët. Sigmud Freud e pikasi këtë taktikë mbrojtje tek pacientët e tij...

Vetëm Ai s'ka faj!

'Kurbani' është libri më famëkeq e më i palexuar që po përjeton vendi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...