U denoncua nga Meta/ Kreu i KED Ardian Dvorani paraqitet në prokurori

E mërkurë, 11 December 2019 10:10

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka mbërritur në prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me kallëzimin e Kreut të Shtetit.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paditur Dvoranin për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

Dje ishte Presidenti Meta i pari që dha dëshminë e tij në Prokurori, për të cilën ka thënë se dha sqarime plotësuese në lidhje me dokumentet dhe faktet e depozituara më herët.

Më pas ai ka publikuar edhe një video për të ritheksuar akuzat ndaj kreut të KED-së Ardian Dvorani, si përgjegjësin kryesor për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetutese. Kreu shtetit thekson se arsyeja e mosngritjes është bllokimi i funksionimit të KED për dy vite, me synim që në krye të saj të ishte Ardian Dvorani. Presidenca akuzon Dvoranin per mungesë transparence, qëllimi i së cilës ishte manipulimit të procesit.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se nesër pritet të japë dëshminë e saj avokatja e popullit Erinda Balanca si dhe kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha dhe më tej anëtarët e KED.

Prokuroria pritet të sekuestrojë edhe procesverbalet e mbledhjeve të KED dhe regjistrimet audio të mbledhjeve të këtij institucioni kyç të sistemit të drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...