‘Rama po synon të krijojë policinë mediatike, që t’i mbyllë gojën medias’

E Enjte, 12 December 2019 16:49

Ish deputeti i PD-së Luçiano Boçi zbulon se çfarë fshihet pas paketës antishpifje. Në një intervistë për  Ora Neës ish anëtari i Komisionit të Medias thotë se Rama synon të krijojë policinë mediatike

Luciano Boci per Ora Neës: “Rama synon të krijojë atë që i ka munguar policinë mediatike përmes këshillit të ankesave. Në ligj këshilli i ankesave bëhet nga 3 anëtarë në 5 anëtarë. Duke qenë se tani është zgjedhja e anëtarëve të bordit nuk është e vështirë të vendosë komisarë politikë brenda këtij bordi dhe më pas të diktojë këshillin e ankesave të cilin ai e ka në raportin 2 me 1 dhe më pas shumica bëhet 3 me dy dhe të gjithavendimet janë të orientuara politike.”

Jo vetëm kaq Boçi thotë se Rama synon të censurojë mediat online të cilat I ka shpallur  armike dhe të kontrollojë në mënyrë absolute fjalën e lirë.

Luciano Boci per Ora Neës:"Ka dhe lëvizje të tjera që kërkojnë të kontrollojnë në mënyrë absolute. Synojnë të vendosin në krye të AMA dhe AKEP njerëz që janë shumë afër interesave politike të kryeministrit. Në krye të AKEP një ndër këshilltarët të tij dhe në krye të AMA një person shumë I afërt për interesat politike me kryeministrin. Qëllimi i tij është për të cenuruar mediat online armike të tij. Kjo do të çonte në një kontroll absolut të opinioneve dhe një mënyrë kryerje propaganda të atyre viteve që sjellin pamjen e regjimeve dhe në retorikën e opinionistëve nuk mungojnë etiketimet ligj fashist. Ky ligj ka pikëpamjet e një regjimi që kërkon të kontrollojë mendjen e njerëzve përmes kontrollit të opioneve dhe goditjes që i jep lirisë së shprehjes dhe lirisë së mendimit.”

 

Paketa antishpifje aktualisht po shqyrtohet në komisionin e medias dhe organizata ndërkombëtare, gazetarë por dhe grupe të shoqërisë civile e kundërshtojnë këtë pr/ligj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...