VIDEO/ Shtëpia u shkatërrua nga tërmeti, familja korçare nxirret në rrugë në mes të dimrit

E Enjte, 12 December 2019 16:52

Kanë qëndruar per rreth 6 muaj në shkollen e fshatit Floq ne pritje të banesës së tyre që u shkatërrua nga tërmeti i 1 qeshorit, por tashmë familja Pelivani, me 5 anetarë, janë nxjerrë forcerisht prej aty duke u lënë në qiell të hapur. 

Familja ka denoncuar në Syri Tv ndërhyrjen e papritur mbremjen e djeshme nga prefekti dhe administratori, ndërsa theksojnë se u detyruan të futen gjatë natës nga dritarja e shkollës pasi femijet nuk mund të qëndronin mes të ftohtit.

Fshati Floq ishte fshati më i prekur nga termetet e njëpasnjeshme të muajit qershor. Dukej se kjo situatë do zgjidhej me premtimet e qeverisë që çdo banesëe e dëmtuar do rikonstruktohej ose do ndërtohej plotesisht.

Disa familje u strehuan pranë shkollës së fshatit, e cila u kthye në një strehë për familjet. Rreth 1 javë më parë Syri Tv intervistoi  familjen e vetme e cila vijonte të  jetonte në ambientet e shkollës pasi banesa nuk ishte përfunduar. Kushtet në të cilat jetonte familja Pelivani ishin tejet të vështira,mes lagështirës dhe të ftohtit, në një ambient i cili nuk ofronte  asnjë kusht minimal jetese.

 

Por situata është përkeqësuar më tej pasi këtë te merkurë familja me 5 anëtarë është nxjerrë jashtë ambienteve të shkollës, thuajse forcërisht.

Të gjitha veshmbathjet dhe ushqimet e familjes janë nxjerrë jashte me pretekstin se shkolla duhej të lyhej dhe të jetë gati në muajin janar për zhvillimin mormal të procesit mësimor. Ndonëse janë nxjerrë nga shkolla atyre nuk u është dhënë një zgjidhje për akomodim pasi banesa e tyre nuk ështe  përfunduar.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...