'Po kërkojnë azil ata që u burgosën për demokraci, koha për një 'dhjetor të dytë'

Premte, 13 December 2019 11:09

Shkodra përkujton sot 13 dhjetorin 1990, demonstratën antikomuniste që kulmoi me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Për herë të parë në Shqipëri kjo ndodhi në Shkodër. Demonstrata filloi tek gjimnazi “Jordan Misja”, së cilës iu bashkuan studentët e të rinj të tjerë dhe marshuan bashkërisht në qendër të qytetit.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, në kujtim të kësaj dite, u shpreh se sot vendi ka nevojë për një dhjetor të dytë.  Gjithashtu, vendi gjendet përballë një diktature të re, ku njerëzit po ikin; jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe intelektualët, siç qe rasti fundit i Agron Tufës.

Ademi tha se sot përkujtimojmë një ngjarje të shënuar jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë, një ditë në të cilën Shkodra rrëzoi simbolin famekeq të komunizmit pikërisht në këtë vend, ku sot është vendosur kjo pllakadë përkujtimore.

Por, kjo datë shërben edhe si reflektim, si mesazh, si moment në të cilin shkodranët dhe shqiptarët, sot përveç përkuljes me respekt ndaj atyre që e organizuan 13 dhjetorin dhe të gjitha lëvizjet demokratike në vitet 90-të, kanë nevojë të mos harrojnë, sepse po përballen me nje tjetër sistem.

Sot shqiptarët po ikin çdo ditë e kjo e bën me të trishtë e më të dhimbshëm realitetin tonë të përbashkët e nuk po ikin njerëz të thjeshtë, por ata, të cilët u burgosën për një Shqipëri demokratike, sot kërkojnë azil në dyert e Evropës, siç është rasti më i fundit ai i Agron Tufës.

Me dhimbje e them sot, se Shqipëria ka nevojë sërish për një dhjetor tjetër, më të fortë, ka nevojë për të gjithë shqiptarët, në mënyrë qe të mos jemi nën një tjetër diktaturë e të mos reagojmë kur të jetë vonë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...