SHBA mbështet reformën e burgjeve, ambasada: 920 mijë dollarë, në shënjestër burgjet ku mbahen kriminelët më të mëdhenj

Premte, 13 December 2019 11:18

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbuluar një pjesë të planeve të SHBA-ve për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Në një postim në “Facebook”, ambasada publikon një foto nga takimi mes drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili dhe drejtoreshës së Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj drogës në ambasadë.

Bëhet fjalë për një investim fillestar prej 920 mijë dollarësh që do jenë në shërbim të programeve shënjestër të të cilëve janë burgjet ku mbahen kriminelët më të mëdhenj.

 

“🇦🇱️ | Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj.
Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar. #ShBANdihmonShqiperineTeLuftojeKorrupsionin”, shkruan ambasada amerikane.

  • foto galeri
  • foto galeri
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...