Nga miliardat në miliarda, si e riktheu Rama "Tigrin" e parasë

Saturday, 14 December 2019 21:45

Kalimi nga detyra e një prej ministrave më të fuqishëm në kabinet tek kreu i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend u lexua si një zbritje e butë për Arben Ahmetajn një vit më parë teksa kryeministri Rama vendosi ta zëvendësojë me Anila Denajn.

U duk se ai i “lau duart” njëherë e mirë me pushtetin ekzekutiv duke marrë me vete të gjitha “mëkatet”, të cilat si zakonisht harrohen në këtë vend pasi lë detyrën.

 

Mirëpo kjo “zbritje” nuk zgjati as një vit për Ahmetajn, i cili sërish me vendim të Ramës u rikthye në kabinet me një detyrë të rendësishme.

Ahmetaj kaloi nga miliardat në miliarda në pak kohë, ndërkohë që zëvendësuesja e tij nuk është se ka shkëlqyer deri më tani në detyrë, të paktën duke parë sjelljen e shefit ndaj saj.

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë që deri dje menaxhonte të ardhurat dhe shpenzimet e arkës së shtetit, kaloi si kryemenaxher i fondeve për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti fill pasi kishte miratuar në komision buxhetin për vitin 2020 sipas kërkesave të ekzekutivit, ndërkohë që kuotat e Anila Denajt kanë qenë në rënie deri më tani në sytë e Ramës.

Problemet me realizimin e të ardhurave në buxhet, lobingjet e jashtme si edhe rivalitetet brenda kabinetit kanë bërë që ministrja të shfaqet në publik vetëm për çështje periferike dhe rrallë në krah të Ramës.

Ky i fundit u shfaq thuajse me të gjithë ministrat në krah gjatë krizës së tërmetit përveç Denajt. Kjo tregoi se për Ramën kishte ardhur koha të rikthehej tek “skifterët” e kohërave të vështira.

Ahmetaj ishte planifikuar që të rikthehej si zëvendës i Ramës, por ky i fundit nuk ka dashur që të nxisë edhe më tej rivalitetin e ish-kreut të Komisionit të Ekonomisë me Erion Braçen duke e futur të besuarin e tij në qeveri në një pozicion tjetër.

Ekzekutivi ka parashikuar 13 miliard lekë nga buxheti i shtetit për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Kësaj shume i shtohen edhe fondet e premtuara nga vendet mike si edhe paratë e mbledhura nga fondacione dhe individë brenda vendit.

Nga të dhënat paraprake bëhen minimumi 15 miliard lekë pa përfshirë donacionet e shteteve të tjera. Kjo shumë është sa 60% e totalit të investimeve në rrugë për këtë vit dhe pak më tepër se buxheti total i Ministris së Drejtësisë.

Për të gjitha këto para, në fund do të firmosë pikërisht Arben Ahmetaj. ABCnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...