“Nuk kemi shtëpi e as shpresë”, Teliti viziton familjet e prekura nga tërmeti në Vorë: Pak larg nga metropoli, trishtimi është ulur këmbëkryq

Saturday, 14 December 2019 20:18

Eksperti i Ekonomisë të PD Dorjan Teliti ka bërë një vizitë në Vorë, duke thënë se njerëzit në këtë zonë pak larg metropolit janë lënë në harresë dhe në mëshirë të fatit.

Teliti thekson se banorët thonë se nuk kanë as shtëpi e as shpresë. Ai shton se situata është tepër e trishtë për banorët e Vorës.

Postimi i Dorjan Telitit:

VETËM PAK KILOMETRA LARG NGA METROPOLI POR TË LËNË NË HARRESË E PA SHPRESË.

Sot bashkë me Orjolën, Flamurin dhe Ilirin ishim në Vorë, aty ku trishtimi dhe heshtja lexohej mjaft qartë në sytë dhe fytyrat e atyre pak shitësve që ende mbanin dyqanet hapur.

Dita ditës po ikin njerëzit…qeveria e bashkia na ka braktisur…nuk ka lekë…shitjet kanë rënë 3-4 herë…nuk ja dalim dot…nuk kemi shtëpi…na është dëmtuar biznesi…nuk kemi shpresë…këto ishin disa nga fjalët therëse që i dëgjonim nga cdokush që takonim.

Situata është e trishtë në këtë fundvit për banorët e Vorës dhe biznesi i vogël si e vetmja frymëmarrje për ta, edhe nën presionin e taksidarëve për të paguar detyrimet ndaj shtetit, ka shpallur falimentin.

Vora e Shqipëria është në mjerim, ndërkohë që qeveria vazhdon propagandën e dritave në sheshe.

E sikur të mos mjaftonte, edhe buxheti 2020 nuk ka asnjë parashikim për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetjen e biznesit të vogël përmes politikave lehtësuese të taksave.

Qeveria është kujdesur vetëm që paratë e shqiptarëve ti kalojë në duart e njerëzve të oborrit qeveritar.

KJO QEVERI NUK NEGOCION ASNJË QINDARKE NGA 150 MILIONË DOLLARËT që ua ka dhënë atyre përmes PPP-ve, oligarkëve të saj, por për rindërtimin për shqiptarët e mbetur rrugëve e nëpër cadra, u jep thjesht një portofol ministror.

Për biznesin e vogël ska më asnjë shpresë, pasi nuk hyn në radarin e prioriteteve qeveritare, kur në fakt është pikërisht biznesi i vogël ai që mban me bukë dhjetëra mijëra familje.

Kjo qeveri nuk ka as përgjegjshmëri dhe as vullnet për të bërë dicka të mirë, duke i lënë njerëzit dhe bizneset në mëshirë të fatit, ama oligarkët e majmur me taksat tona i mban fort edhe në këto ditë të vështira të katastrofës natyrore.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar ka një plan 5 pikësh për mbështetjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti.

Zbatimi i tyre është domosdoshmëri dhe cdo orë e humbur thjesht thellon akoma edhe më shumë krizën social-ekonomike që po përjetojmë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...