Boris Jonson, Kosova dhe një politike shprese e Britanisë së Madhe

Diel, 15 December 2019 13:26

Gjatë vizitës së tij në Kosovë Boris Jonson, mbajti një fjalim në Parlamentin e Kosovës. Ai ishte sekretari  jashtëm britanik, sot është kryeministri i Britanisë së Madhe.  Ky fjalim dhe të gjitha qëndrimet e tij për çështjen e Kosovës janë një shpresë e jashtëzakonshme qëndrimi që ka patur e do të ketë Britania e Madhe për Kosovën. Por ky fjalim po rikthehet pasi ai është zgjedhur kryeministër dhe i shërben edhe një herë si një pasqyrë e qartë dhe për zhvillime të mëtejshme në Kosovë dhe më gjerë.

Pjesë nga fjali i i Johnson:

“Njerëzit janë të obliguar dhe kanë të drejtë që të kërkojnë më shumë përfaqësuesit e zgjedhur, dhe ju duhet t’i merrni parasysh. Jam i sigurt se në mesin e shqetësimeve të tyre është edhe vështirësia për të gjetur punë në rast se nuk i kanë lidhjet e duhura. Vendosja e njerëzve sipas meritës, do të thotë se nëse jeni student dhe punoni shumë duhet të gjeni një vend pune dinjitoz, dhe nuk do të shtyheni anash me bërryla nga një kandidat përtac që ka pasur fatin dhe ka lidhje më të mira sesa ju.

Britania synon të punoj krahas Kosovës si partnere dhe ka shumëçka që mund të bëjmë së bashku, e kemi një luftë të përbashkët kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, kundër korrupsionit, dhe krimit të organizuar dhe ne duhet t’i luftojmë këto kërcënime së bashku. Në Mbretërinë e Bashkuar shembull, ne e kemi një problem të veçantë me bandat kriminale të shqiptarëve dhe ne duhet të punojmë me miqtë tanë në regjion për ta luftuar këtë sëmundje. Dhe kur flasim për regjionin më të gjerë, Britania dëshiron që Kosova të jetë një forcë për paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor dhe këtu duhet të përfshihet patjetër vendosja e marrëdhënieve normale me Serbinë, i gëzohem që më herët diskutimit të këtyre çështjeve edhe në Beograd. Gjithashtu, kuptova sepse isha aty dhe e kam parë vet që e kaluara është përplot dhimbje që besoj se në asnjë shoqëri nuk pritet që shumë lehtë t’i h arrojë këto dhimbje, serbo Kosova kanë një interes të përbashkët në një raport normal dhe besoj për këtë do të nevojitet kurajo e lidershipit dhe vizion, jam i sigurt që këto nuk do të mungojnë. Gjithashtu, nevojitet një dëshirë e njëmendtë për t’i korrigjuar ato gabimet e të kaluarës.

Duhet të jetë e pakontestueshme që të gjithë atë që janë fajtorë për krimet e luftës duhet të mbyllen, do të thoja dhe do ta them edhe në Beograd, kjo është arsyeja pse bashkëpunimi me Gjykatën Speciale për krimet e luftës është aq i rëndësishëm për Kosovën, sado i vështirë mund të jetë ky hap. Britania dhe partnerët ndërkombëtarë do ta vëzhgojnë për së afërmi punën e Gjykatës Speciale, me që ra fjala do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi që të shpreh ngushëllimet e familjes dhe miqtë e Astrit Deharit, i cili para do kohe ka vdekur në paraburgim dhe i mirëpres thirrjet e të gjitha palëve që të bëhet një hetim transparent për vdekjen e tij. Duhet të përsëris e kam parë këtë dhe i përcjell këto porosi në frymën e miqësisë dhe një përulje shumë të madhe, duke pasur parasysh të gjitha ato që i keni arritur që kur e keni fituar pavarësinë.

 Mendoj që Kosova mund të jetë një shembull i fuqishëm për vendet e tjera. Jam i kënaqur që Britania ishte ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën. Ne ishim dhe jemi aleat të Kosovës”, ka deklaruar ai.

67320470_1313471572161379_6057623811308650496_n-1-e1563892957669.jpg

Modifikuar më Diel, 15 December 2019 13:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...