Nga rilindas në rezilë

Diel, 15 December 2019 19:25

Fjalimi që Adi Krasta mbajti në ato 7 minuta pati mjaft jehonë dhe tronditi jo pak edhe qeverinë Rama, paçka se ai bën veshin e shurdhët e sikur nuk ka ndodhur asgjë. Me fjali të qarta, me mesazhe që kalojnë detyrën e tij si gazetar e intelektual, Krasta analizoi gjithë qeverisjen si një katrahurë, si rezilë që kanë marrë në dorë pushtetin dhe që të gjithë ne duhet të ngrihemi si shoqëri civile ndaj këtij pushteti abuzues, ta denoncojmë e ta shpartallojmë, jo të të presim votën, sepse ajo është e pafuqishme, ajo blihet e shitet, vidhet e keqpërdoret. Media, jo ajo e blera që i bën fresk Ramës, por ajo që ka një mision, portalet, gjithandej duhet të zbulojnë të vërtetën e hidhur mbi qeverisjen e sektit të rilindjes.

Ka mbi 6 vjet që nuk ka asnjë shpjegim nga Rilindja për tonelatat e drogës që janë kapur vetëm këto ditët e fundit nëpër botë.  Rilindja po tregon se po rend të bëjë sa më shumë lekë tani që është në ikje e sipër. Me vjedhje, me koncesione dhe pse jo me trafik ndërkombëtar droge. Ajo tregoi se është krejtësisht e paaftë për të menaxhuar krizën e pastërmetit. Po tregon se po vjedh e po keqpërdor ndihmat, po thyen shpresën e po nxit azilin, si asnjëherë tjetër. Përse i duhen këtij populli rezilë të tillë? Përse u duhen ministra të korruptuar që riciklohen herë pas here kur mungojnë paratë? Ata me veprimet e tyre e kanë treguar qartë se janë rezilë, jo socialistë, janë hajdutë, të pashpirt e të pangopur. Ka ardhur koha që ky popull duhet ta kuptojë se pas gjithë kësaj katrahura ku na ka katandisur rilindja e Rama ka një shpëtim, ikja sa më parë e tij dhe gjithë rilindësve.  Është mbushur kupa. Në një vend demokratik për çështje të tilla, që nuk ndodhin kurrë, në raste skandalesh ikën edhe një kryeministër i ligjshëm  e jo më ky kryeministër që ja ardhur në pushtet me vota të blera nga mafia dhe paratë e drogës.

Modifikuar më Diel, 15 December 2019 19:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...