Karriera e pabesueshme e djalit të dajës së Ballës/ Si po i shpëton akuzës për vrasje

Tuesday, 17 December 2019 21:02

Drejtori i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, e njohur si Kavalishenca, Ahmet Doda është vënë në pranga nga policia, pas shembjes së ndërtesës në tërmetin e 26 nëntorit. Në këtë ndërtesë humbi jetën në mënyrë tragjike kryekomisari Besim Hajdarmataj, i cili ndodhej aty për shkak të një kursi që po zhvillonte.

Hetimet e prokurorisë dhe policisë kanë nxjerrë në dritë faktin se kjo ndërtesë do të duhej të ishte mbyllur që pas tërmetit të 21 shtatorit, pasi kishte pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Mosmarrja e masave nga ana e drejtorit Ahmet Doda, ka bërë që aktiviteti në Kavalishencë të vazhdonte deri në 26 nëntor kur edhe ndodhi shembja, duke i marrë jetën një kryekomisari.

Inspektimi

 

Duket se mbështetja politike që kishte Ahmet Doda ka bërë që edhe marrja e masave të neglizhohej. Pas tërmetit të 21 shtatorit, një grup i inspektimit i Bashkisë së Durrësit (kolegë të mëhershëm të Dodës) mbërriti në këtë institucion dhe do të bënte një kontroll. Në fund do të lëshohej edhe një akt-konstatimi.

Sipas inxhinierëve të Bashkisë së Durrësit, objekti nuk paraqiste rrezikshmëri shembje, por ishte i papërdorshëm, pasi tullat dhe suvatë rrezikonin të binin mbi kokat e njerëzve.

Pikërisht për këtë arsye ishte rekomanduar që të rikonstruktohej muratura.

Në vendimin e grupit të inxhinierëve të Bashkisë së Durrësit, shkruhet qartë se: I është rekomanduar drejtorit të këtij institucionit për mosqëndrim në këto ambiente.

Por ky rekomandim nuk është zbatuar nga vetë drejtori Ahmet Doda, i cili ka lejuar jo vetëm qëndrimin në këto ambiente, por edhe lejimin e zhvillimit të kurseve në të.

Siguria dhe moszbatimi i rekomandimeve të Dodës, duket se ka ardhur edhe nga fakti se ai është djali i dajës së numrit 2 të PS-së, Taulant Balla.

Karriera

Doda, me origjinë nga fshatrat e Librazhdit në kufi me Dibrën, duket se ka pasur një karrierë të suksesshme që kur nipi i tij, Taulant Balla do të vinte në pushtet në vitin 2013.

Nga të dhënat e siguruara nga SYRI.net, mësohet se Doda para vitit 2013 ishte i punësuar në Policinë Bashkiake të Bashkisë së Durrësit, e drejtuar nga Vangjush Dako.

Por me ardhjen e PS-së në pushtet, dëshira për karrierë e Ahmet Dodës do të rritej. Për këtë arsye ai do të bënte një kurs pranë Shkollës së Policisë në Tiranë. Në përfundim të këtij kursi, ai do të punësohej si punonjës policie.

Mbështetja nga nipi i tij, Taulant Balla, do të bënte që karriera e Ahmet Dodës të njihte rritje të shpejtë. Ai nga viti 2015 e më pas ai do të emërohej si drejtor i Burgut të të Miturve në Kavajë. Emërimi i tij në këtë institucion nuk kaloi pa debate dhe denoncime.

“Po ju bëj me dije se në Institutin e të Miturve Kavajë ku drejtor u emërua me të ashtuquajturin konkurs një militant i Rilindjes, Njazi Deliu, dhe shef policie pranë institucionit është emëruar Ahmet Doda, djali i tezes së deputetit socialist Taulant Balla, ku të dy këta eprorë shihen në shoqërinë e Gentjan Dajës dhe Elvis Rroshit që nga momenti që institucioni drejtohet nga këta persona, sidomos shefi i policisë që është emëruar në 2014. Është sekseri i mbushjes së institucionit me lëndë narkotike,” thuhej në një denoncim të qytetarit dixhital pranë ish-kryeministrit Sali Berisha para disa muajsh.

Më vonë Doda do të merrte një tjetër detyrë të rëndësishme.

Ai do të emërohej si drejtor i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës, e njohur me emrin popullor si Kavalishenca. Një post i lakmuar ky, jo vetëm për shkak të pozicionit, por edhe të ‘përfitimeve’ dhe ‘ndereve’ që mund të bëheshin.

Dihet publikisht se Kavalishenca përdoret nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, familjarët e tyre dhe jo vetëm ata, për pushime apo edhe për ‘punë’ të tjera.

Emërimi në këtë detyrë i një njeriu të besueshëm të partisë dhe numrit 2 të PS-së, do të bënte që edhe gjërat që zhvilloheshin aty të ngelnin sekret.

Pikërisht për t’u interesuar në lidhje me situatën në këtë institucion, ditët e fundit SYRI.net ka shkuar disa herë tek Kavalishenca për të marrë informacione, si dhe për të parë se çfarë po ndodh me këtë institucion, por nuk është lejuar.

Punonjësit e policisë që ruajnë këtë institucion, tani pa asnjë aktivitet, nuk kanë lejuar gazetarët të marrin informacione.

Akuzat

Doda është një nga dy të arrestuarit për vdekjen e kryekomisar Bajram Hajdarmetaj te Kavalishenca nga tërmeti fatal. Megjithatë, akuza për vrasje me dashje është ngritur vetëm ndaj Kujtim Hasës, shef i shërbimit në Kavalishencë. Ai thuhet se kishte dijeni për inspektimin e realizuar pas tërmetit të 21 shtatorit, por kishte lejuar qëndrimin në Kavalishencë të shtetasve të ndryshëm.

Kurse Ahmet Doda akuzohet për shpërdorim detyre, edhe pse ai njësoj si vartësi i tij kishte dijeni për raportin paralajmërues pas tërmetit të 21 shtatorit. Për ironi, në këtë rast, Doda shpëton vetëm nga një pretendim në dosjen e prokurorisë se ka ngritur një grup pune për të verifikuar pasojat e konstatura nga inxhinierët. Se çfarë u bë më pas, edhe pse kaluan muaj të tërë, për këtë duket se do ngarkohet me përgjegjësi vetëm vartësi, kurse drejtori, sipas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha, do e ketë thuajse të hapur rrugën e lirisë. Doda dhe Hasa u lanë në burg të martën nga gjykata./ac

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...