Shkarkimi i zëvendësdekanit/ Vokshi: Hakmarrje politike e Ramës, e largoi se tha të vërtetën (Video)

Premte, 20 December 2019 20:36

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e ka cilësuar shkarkim politik largimin e zëvendësdekanit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj.

Në reagimin e saj në facebook, Vokshi shkruan se shkarkimi i Serenajt është një hakmarrje politike, pasi ai tregoi të vërtetën, duke nxjerrë zbuluar të gjitha abuzimet që ishin bërë me ndërtimet në vend.

Sipas Vokshit deklarata dhe vërtetësia e Seranajt nuk u përtypën dot nga kryeministri Edi Rama, i cili tashmë ka vendosur që të ‘eliminojë’ çdo zë kritik.

Ja postimi i Vokshit:

Zv.dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, z. Agim Seranaj, është shkarkuar sot me urdhër politik të Edi Ramës.

Profesor Seranaj, një nga profesionistët dhe ekspertër më të mirë në vend, për shkak të eksperiencës së tij në këtë fushë, ka qenë pjesë e ekipeve shtetërore të vlerësimit, për të bere ekspertim të cerdheve dhe kopshteve apo institucioneve të tjera.

Ndryshe nga drejtuesit militantë apo ekspertët servilë, Prof Seranaj, ka folur publikisht për situatën aktuale të ndërtesave duke evidentuar në mënyrë profesionale keqmenaxhimin nga ana e institucioneve të situatës pas tërmetit dhe duke mbrojtur interesin publik.

Rama ka vendosur të censurojë jo vetëm mediat, me anë të paketës që sapo kaloi në parlament, por edhe cdo zë kritik që nxjerr zbuluar përgjegjësinë direkte të tij në numrin e madh të viktimave por edhe të ndërtesave e pallateve të shembura nga tërmetet. Tashmë ka vendosur të hakmerret edhe ndaj ekspertëve më të njohur duke urdhëruar shkarkimin e tyre nga detyra për shkak se i kanë prishur propagandën që kishte përgatitur.

Dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe prej ushtari politik të Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Neritan Shkodrani, i cili pa dinjitet dhe integritet profesional, i është nënshtruar urdhërit politik të Edi Ramës, duke cënuar rëndë autonominë universitare.

Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje trupës së pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të reagojnë për këtë ndërhyrje flagrante në autonominë universitare dhe për veprimin prej ushtari politik të Dekanit të Fakultetit!

#AutonomiUniversitare

Modifikuar më Premte, 20 December 2019 18:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...