Kosova, numërimi mbrapsht i Ramës

Premte, 20 December 2019 18:43

Sot në Tiranë ka mbërritur presidentit i Serbisë dhe ai i Maqedonisë Vuçiç dhe Zaev. Me një këmbëngulje jashtë çdo lloj linje diplomatike Edi Rama vazhdon udhëtimin e tij për t'u bërë ashtu siç e do Vuçiç, një lider global. 

Se sa qesharak është ky njeri në raportet kombëtare aq i thellë dhe i qartë është në ato financiare dhe një politikë gati-gati antikombëtare. Psikoza e tij lidhur me role që nuk i takojnë fillon që me rrobaqepësin, piktorin, zhgarravitësin, kryeministrin dhe liderin global. Ky njeri nuk u bë asnjëri prej tyre. Përsa i përket takimit në Tiranë, së pari çdo takim dhe marrëveshje pa Kosovën është tradhëti ndaj saj. Së dyti, ka disa që duan të besojnë që në Tiranë ka disa lider naivë që mendojnë se mund të stabilziohen marrdhëniet me Serbinë pa qenë në mes çështja e Kosovës. Këtu nuk ka aspak naivitet. Skaneri real për çdo personazh dhe lidership në Shqipëri është Kosova. Cilido që devijon zemrekun e kombit nuk ka lidhje fare me naivitetin, është thjeshtë shërbesë e politikave të vjetra në kohërat moderne.
Edi Rama, jo vetëm që nuk e ka nervin kombëtar, por sidomos tre vitet e fundit vetëm ka sharë dhe fyer liderët e Kosovës dhe nuk ka absolutisht asnjë fjali për xhelatët e kombit, por i thotë Vuçiçit "miku im Aleksandër".
Pas dështoi tentativa e neveritshme e shkëmbimit të territoreve të Kosovës ku në lojë ishte miniera e Trepçes, ose më saktë sic u shpreh kryeminsitri Haradinaj, në lojë ishin 10 miliardë dollarë, ka nisur një lojë e re dhe kjo sërisht është një lojë që i vjen për shtat Serbisë. Çfarë janë këto të tre që mbidhen? Thjeshte tre vende sovrane. Si mund të thuash minishengen ballkanik, ku me përjashtim të Serbisë, Maqedonisë dhe benjaminit të Vuçiç, Ramës, cilido shtet tjetër ballkanik ka refuzuar dhe sërish Rama ka goditur vetëm Kosovën.
Në intervistën e tij të Baton Haxhiu dy ditë më parë me pirueta fjalësh përpiqet ti mbushte mendjen publikur të Kosovës se sa i mirë ishte ky minishengeni dhe se ne e paskësh marrë dhe Palmeri në telefon që t'i ruante dy vende se patjetër duhet të ngatërroj dhe Amerikën. Nuk i ka ikur akoma era e rëndë genjeshtrës së parë ku të tre shërbëtorët e Serbisë pretendonin që shkëmbimi i territoreve ishte projekt amerikan dhe në mbështetje të tyre ishte vet Vuçiç që deklaroi: Plani im dështoi. Jo më larg se pak ditë më parë ishte ambasadori amerikan në Kosovë Kosnett i cili deklaroi se -"Qeveria amerikane kurrë nuk ka inurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufinjëve apo sic e kanë cituar disa, ndarje".
Çfarë çështje do diskutojë ky me Vuçiç dhe Zaevin ku Kosova nuk është aty. Dhe ky njeri nuk ka punë fare me çështje e Kosovës, dhe s'ka si të ketë njëherë një çështje bisedimesh Kosovë-Serbi. Kosova është një shtet i pavarur, e vetmja rrugë është që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës, të kërkoj dhe falje për krimet monstruoze dhe të eci normalisht si dy shtet sovrane. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj kornize të çon sërish në Beograd tek ai muhabeti i 10 miliardë dollarëve. E gjithë intervista e tij, të gjithë deklaratat rreth çështjes së Kosovës, të gjitha zhvillimet që po vijnë, për ata që dinë të lexojnë ka vetëm një përfundim: Kosova është numërimi mbrapsht i Ramës.

   

  

Modifikuar më Saturday, 21 December 2019 12:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...