Shkarkimi i Agim Seranajt nga posti i zv/dekanit të FIN/ Reagon Shoqatat e Inxhinierëve: Shikoni të vërtetën në sy

Saturday, 21 December 2019 16:51

Pas shkarkimit të inxhinierit Agim Seranaj nga posti i zëvendekanit te fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka ardhur dhe reagimi nga Shoqata Shqiptare e Inxhinerëve Konsulentë (SHOSHIK), ku Agim Seranaj është pjesë e saj.

Në një deklaratë për mediat ajo shprehet se e vlerëson maksimalisht profesionalizmin dhe gatishmërinë e kolegut Seranaj dhe grupit të ekspertëve që ai drejton në terren që pas tërmetit të 26 nëntorit për inspektimin e godinave të dëmtuara.

SHOSHIK deklaron se tërmeti i 26 nëntorit duhet që të “shkundë” institucionet përkatëse dhe t’i bëjë ata të ndërgjegjshëm që “ta shikojnë të vërtetën në sy”.

Ata i kërkojnë me urgjencë që FIN të shprehet publikisht për situatën dhe nëse ka bërë ndonjë analizë të sinqertë dhe të përgjegjeshme lidhur me vendimin e Agim Seranajt nga posti i zv/dekanit.

DEKLARATË e SHOQATËS SHQIPTARE TË INXHINIERËVE KONSULENTË

Shoqata Shqiptare e Inxhinerëve Konsulentë (SHOSHIK) është bërë me dije së fundmi lidhur me vendimin për shkarkimin e zëvendës Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) të Universitetit Politeknik të Tiranes, Dr. Ing. Agim Seranaj. Dr.Ing.Agim Seranaj është anëtar i Shoqatës së Inxhinierëve Konsulentë Shqiptarë (SHOSHIK) dhe shumë aktiv në përgjigje të thirrjes SË QEVERISË, që SHOSHIK ka bërë për të ndihmuar strukturat shtetërore në verifikimin dhe inspektimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Shoqata jonë e Inxhinerëve deklaron dhe vlerëson maksimalisht profesionalizmin dhe gatishmërinë e kolegut Seranaj dhe grupit të ekspertëve që ai drejton në terren që prej datës 26 Nëntor 2019 e në vijim. Nga ana tjetër, dhe siç i është bërë me dije opinionit publik me njoftim zyrtar të të gjithë faktorëve inxhinierikë në Shqipëri, përfshirë ata akademikë, publikë dhe privatë (edhe FIN), SHOSHIK organizoi në një kohë shumë të shkurtër një takim të hapur ku morën pjesë rreth 150 inxhinierë për të dhënë mendime profesionale në ndihmë të programit të qeverisë për rindërtimin. Në këto takime pati mendime edhe përsa i përket evidentimit të inxhinierëve që kanë dhënë shërbime inxhinierike në të gjitha objektet me probleme, me qëllim analizën në një kohë të dytë të fenomeneve që lidhen me disiplinën teknike apo edhe me formimin e tyre profesional. Tashmë është bërë i njohur edhe propozimi i SHOSHIK për qeverinë shqiptare për ngritjen e një “Enti Teknik për Rindërtimin”, në përmbushje të vakumit institucional për vendimarrje profesionale. Vendimi që ka marrë dekani i FIN për shkakrimin nga detyra e zëvendës dekanit pa motiv të Dr. Ing. Agim Seranaj (në shkresën e shkarkimit të FIN, nr. 154, datë 20.12.2019 bazuar në Ligjin nr.80/2015, neni 43, pika 2 “Për Arsimin e Lartë etj.” dhe bazuar edhe në Statusin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Neni 19, pika 9), dhe pikërisht në këtë moment, kur ne presim bashkëpunim dhe përfshirje aktive të të gjithë strukturave profesioniste dhe jo vetëm, pa dhënë asnjë arsye, na obligon për të kërkuar sqarime për këtë çështje dhe në mbrojtje të dinjitetit të njerëzve të përkushtuar në interesin publik. Tërmeti i datës 26 Nëntor njëherazi duhet që të “shkundë” institucionet përkatëse dhe t’i bëjë ata të ndërgjegjshëm që “ta shikojnë të vërtetën në sy”. Kjo, mbi të gjitha, është një detyrë morale, që qëndron në thelbin e organizimit tonë si shoqatë e inxhinerëve, ndaj këkrojmë me urgjencë që FIN të shprehet publikisht për situatën dhe nëse ka bërë ndonjë analizë të sinqertë dhe të përgjegjeshme lidhur me këtë vendim.

Modifikuar më Saturday, 21 December 2019 17:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...