Bumçi: Kraja dhe Dumani të konsiderojnë largimin nga SPAK

Saturday, 21 December 2019 17:05

Partia Demokrati në një deklaratë sot vuri në pikëpyejte integritetin e SPAK, kjo për faktin se prokurori Altin Dumani është fotografuar me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndërsa drejtuesi Arben Kraja ka qenë hetues i komunizmit.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi tha se këta prokurorë duhet të shikojnë pozicionin e tyre, madje duhet edhe të konsiderojnë largimin nga ky institucion

Aldo Bumçi: Këtu një prokuror i kohës së komunizmit zgjidhet i pari, i dyti që konkuron takon Ulsi Manjën kryetar të komisionit të ligjeve. Kjo është reforma në drejtësi?! Ajo që kërkojmë ne është shumë e thjeshtë, atë që kërkon çdo qytetar që po na ndjek sot. Kjo nuk është ajo që i është premtuar shqiptarëve, kjo nuk është reforma që do të sjellë një standard të ri për drejtësinë. Për hir të integritetit dhe besueshmërisë së këtij institucioni vetë zoti Kraja dhe Dumani duhet të dalin publikisht dhe të sqarojnë pozicionin e tyre dhe duhet të konsiderojnë edhe largimin  nga ky institucion. Nuk mund të jetë drejtësia e re me prokurorë të kohës së komunizmit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...