Qeveria braktis të prekurit nga tërmeti, pas 3 janarit nxirren në rrugë të madhe

Saturday, 28 December 2019 18:16

Qeveria u ka kërkuar banorëve të prekur nga tërmeti që të dalin nga hotelet deri në 3 janar 2020.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, foli në emisionin ‘Kjo Javë’, në Nes24, për vendimin e qeverisë për të nxjerrë nga hotelet të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Zv.ministrja Voda tha se hotelet duhet të lirohen, në mënyrë që të bëhen gati për sezonin turistik.

‘Akomodimi ishte sfida më e madhe. Pasi u mbyll faza e kërkim shpëtimit, akomodimi ishte sfida më e madhe në afatshkurtër ne e zgjidhëm duke ofruar këtë standard në hotele, ku është marrë edhe ushqim.

Sigurisht që hotelet do të duhet të përgatiten, sepse fillon sezoni turistik ne ja kemi bërë të qartë, kemi qenë transparent me qytetarët e akomoduar në hotele, duke thënë që edhe Vitin e Ri do ta kalojnë në hotele, dhe me datat 3 maksimumi deri me 5 janar hotelet do të duhet të boshatisen, pasi do të fillojnë përgatitjen për sezonin turistik.

Ajo çfarë kemi sqaruar dhe po vazhdojmë të punojmë me punonjës të bashkisë Durrës, të paktën flas për qarkun Durrës kemi shkuar në këto hotele dhe po përpiqemi të sqarojmë qytetarët që të vijnë dhe të aplikojnë për bonus qiraje’, u shpreh zv.ministrja.

Si ka qenë interesi për aplikimin?

Interesi ka qenë shumë i madh. Po them deri tani, 4 mijë janë banorët e strehuar në të gjithë qarkun dhe vetëm për bashkinë Durrës, kërkesa për aplikim bonusi janë 3800, pra do të thotë që kalon pak numri. Interesi ka qenë shumë i madh. Ne bëmë edhe diçka të mirë, nëse në fillim ne si kriter patëm edhe kontratën e qerasë, gjë që vështirësonte marrëdhënien me tregun. Dhe biznesmenët, nëse mund t’i them kështu, përfituan nga kjo gjë dhe filluan të ngrenë tarifat e tregut. Atëherë ne çfarë bëmë? Jo më larg se 5 ditë ne kemi hequr si kriter kontratën e qerasë. Pra, nuk ua kërkojmë më banorëve kontratën e qerasë. Në Durrës, ka shumë njerëz që kanë edhe dy banesa, kanë shpi plazhi, etj, dhe mund të gjejnë hapësira për t’u strehuar edhe te të afërmit e tyre që edhe me kushte lehtësuese, mund t’i akomodojë ata.

A pritet që pas 5 janarit të ketë një kaos me bonuset e qerase?

Nuk e besoj, mund t’ju them që për bashkinë Durrës, deri me 31 dhjetor, janë depozituar në thesarin e shtetit në Bashkinë Durrës, 50 mln lekë të reja. Po këto janë këto janë vetëm për datën 31/12/2019. Për vitin e ri do të ketë një shumë edhe më të madhe, dhe unë besoj, që ne do të përpiqemi thash duke komunikuar edhe me qytetarin, dhënien e informacionit duke shmangur këtë kaos.

Si është procedura e aplikimit?

Është shumë e thjeshtë, mjafton fakti për të deklaruar që shtëpia është e dëmtuar dhe në rast se qytetari nuk e ka akt-konstatimin e gjen vetë bashkia. Gjendja familjare, karta e identitetit dhe një numër llogarie bankare.

Si është bilanci me inspektimet, me shtëpitë e dëmtuara?

Deri tani në Durrës janë kryer 26 mijë inspektime. Në fakt është një shumë e madhe, duke shtuar këtu faktin që këto janë më shumë të fokusuara te shtëpitë e dëmtuara. Pra, ne kemi vajtur aty ku ka patur më shumë kërkesa nga qytetarët dhe ku njësitë administrative dinë cilat janë zonat e dëmtuara. Por, në fakt nga inspektimet që janë bërë rezulton që në 88 % përafërsisht, shtëpitë janë të banueshme ose kanë nevojë për riparime të vogla. Dhe është vetëm një 15 % e banesave e dëmtuara rëndë.

Për pak ditë është ndërrimi i viteve, çfarë ka përgatitjesh ka nga ana e rendit…

Për shkak të mbledhjeve të shtabit që ne bëjmë, drejtori i policisë vendore, raporton edhe për masat në Durrës, dhe të ngjashme do të jenë edhe në qarqet e tjera. Do të ketë një organizim dhe një plan pune kryesisht të policisë rrugore, pra të mënyrës se si do të rregullohet qarkullimi në akset kryesore të qytetit. Do të shtohen patrullimet nëpër qytet, do të ketë një mbikëqyrje të territorit nga inspektorët e zonës, dhe do të jenë në gatishmëri edhe oficerët e policisë kriminale sepse dihet që nëpër këto periudha ka edhe ngjarje kriminale, si vjedhje etj. Po punojnë të treja këto struktura, me një plan të veçantë pune.

Modifikuar më Saturday, 28 December 2019 18:17

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rrezikojnë falimentimin!Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë

Lifestyle

Rrezikojnë falimentimin!Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, u janë bashkuar kolegëve Ed Sheeran, The Rolling Stones, Sir Paul McCartney dhe 1.500 këngëtarëve të tjerë, për të nënshkruar...

Aksident në rrugën e Zall Bastarit në Tiranë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 24- vjeçar

Kronikë

Aksident në rrugën e Zall Bastarit në Tiranë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 24- vjeçar

  TIRANANjë aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Zallbastarit në Tiranë teksa ka ndërruar jetë një pasagjer 24- vjeçar. Saktësisht, një mjet ka dalë nga rruga tek vendi I quajtur...

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

Aktualitet

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

  Aktori i mirënjohur Zef Deda ka folur hapur për mënyrën e aktrimit të artistëve të rinj sot. Ai është shprehur se sot aktorët nuk bëjnë për të qeshur pasi libretisti që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!