"Vrasje, siguria publike tepër e dobër, mirëpo Qeverisë ... i duhen pare!'

Tuesday, 14 Janar 2020 10:04

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka parë me shqetësim, serinë e vrasjeve që kanë shenjuar thuajse çdo ditë të këtij viti që sapo ka hyrë.

Manjani vëren se në një kohë kur rendi publik është cenuar rëndë, qeveria në mënyrën më absurde, hedh vështrimin në drejtime të tjera ku kryefjala është “paraja”. “Ja që edhe vrasjet e kanë një çmim” shkruan Manjani me sarkazëm. Shënimi i plotë në vijim:

“Vrasja është krimi më dominues sot. Për larje hesapesh apo nga trutë e shpërlarë, ska më rëndësi! Vrasja është krimi dominant me të cilin ka filluar ky vit. Gruaja, nëna, babai, kushëriri, partneri apo rivali vriten si pa gjë të keq. Pushka, thika, sopata e tashmë edhe snaiperi janë mjetet e zakonshme. Rendi publik i kërcënuar rëndë. Siguria publike tepër e dobët. Por çfarë thotë qeveria për këtë gjë?

1. Kryeministri thotë se do bëjë një paketë për KÇK dhe për pastrimin e pareve. Punë paresh me një fjalë.

2. Ministri i Brendshëm do të bëjë një paketë gjobash për drejtuesit e mjeteve!! A thua se këto që janë në fuqi nuk mjaftojnë. Edhe ky punë paresh...

Kjo quhet devijim nga problemi dhe mosmarrje përgjegjësish qeverisëse! Njëkohësisht, gjuha shkon gjithnjë aty ku dhemb dhëmbi, te paret. Qeverisë i duhen pare të paguajë rrogat. Ja pra që edhe vrasjet e kanë një çmim!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...