A do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit? Ja si përgjigjet Petrit Vasili

Tuesday, 14 Janar 2020 21:21

I ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur për marrëveshjen për kryerjen e reformës zgjedhore. Vasili e cilësoi si një kontribut të madh të dhënë nga opozita.

Vasili tha ndër të tjera se Parlamenti është iligjitim, dhe se kapja e shtetit nga ana e mazhorancës ka bërë që vendi të jetë në këtë gjendje.

 

“Kemi një Parlament ilegjitmim që është në fundin e tij. Fatura politike po rëndon shumë shqiptarët. Negocim të lehtë nuk ka, ngjarjet kanë ecur në një rrugë të tillë që edhe koha na dha të drejtë sepse nuk u imponuam në asnjë rast. Kjo situatë në procesin e integrimit na rëndoi kushtet, filluam të kemi reflektime negative edhe në planin rajonal. Nuk kemi bërë asnjë lëshim me Damian Gjiknurin. Dosja 184 është një sprovë për SPAK, ky është problemi i PS. Kam vendosur kontributin tim që procesi të jetë sa më i mirë”, u shpreh Vasili.

 

Pyetje: Ka patur takime të mëparshme me përfaqësues të mazhorancës?

 

Vasili: Ka pasur takime, por jo individuale. Jemi takuar edhe me zotin Gjiknuri edhe zonjën Hajdari.”

Pyetje: Do vazhdoni me kërkesën për rrëzimin e kryeministrit Rama.

Vasili: Është kërkesë e pandryshuar.

Pyetje: Do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit?

Vasili: Padiskutim që po.

Ndërkohë, i pyetur për reagimin nga Jozefina Topalli e cila u shpreh se kjo ishte një marrëveshje Rama- Basha, nëkryetari i LSI-së tha se njeriu nuk duhet të bjerë në nivele kaq mjerane.

“Zgjidhjet e njëanshme dhe logjika e faktit të kryer nga ana tjetër do të jenë vija të kuqe dhe nuk do të ketë asnjë lloj tolerance. Konsensualiteti dhe gjithëpërfshirja janë dy themelet e çështjes”, tha Vasili. Më tej ai theksoi se vigjilenca politike duhet të jetë më e lartë.

“Është një proces i negociuar prej disa kohësh, shumë parimor i realizuar edhe me ndërhyjen e ndërkombëtarëve, jo një marrveshje dyshe”, tha Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...