'Rama dhe Basha nuk do të ulen kurrë në tavolinë pa zgjedhje të ndershme'

Tuesday, 14 Janar 2020 21:57

sh-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për reformën zgjedhore tha se kjo reformë është e nevojshme, me qëllim që vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Sipas saj, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Opozitës Lulzim Basha nuk do të ulen kurrë në tavolinë, pa pasur më parë vendi zgjedhje të lira e të ndershme.

 

“Nuk ka ulje të Ramës dhe Bashës në tavolinë pa zgjedhje të ndershme. Ulja e fundit më 2017 mes tyre ishte abuzive nga ana e Edi Ramës. PD nuk bën pazare. Ne duam zgjedhje të lira të mbrojtura nga korrupsioni e mashtrimi, sic e tha ambasada amerikane”, u shpreh Çupi.

 

Çupi shtoi se zgjedhjet e fundit, duke filluar nga viti 2015 e më tej, kur në qeveri ka qenë Edi Rama kanë qenë skandaloze, në raport me standardet që kërkon BE-ja.

 

“Në zgjedhjet e fundit, sidomos në vitet 2015 e më tej, ishte e domosdoshme që të ketë reformë zgjedhore. Zgjedhjet ee fundit treguan se nuk mund të kishte zgjedhje me këto kushte, sepse raportet e OSBE ishin të nxira. Propozimi i opozitës do të detyrohen t miratojnë në parlament”, nënvizoi  ish-deputetja e PD.

Dhurata Çupi:

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...