'Fakt: opozita e detyroi 'Rilindsin' ta nxjerrë procesin jashtë parlamentit'

E Enjte, 16 Janar 2020 08:36

Nga Bujar Nishani

Regjimi monist dhe më i korruptuari i këtyre 30 viteve të fundit po përpiqet të krijojë një tezë spekulimi për t’i ikur thelbit dhe përgjegjësisë madhore me propagandën e tij të sëmurë, për tryezën e reformës zgjedhore.

Regjimi i votave të vjedhura, i bashkëpunimit dhe vëllazërimit me krimin e organizuar po tenton ta quajë atë tryezë si një “marrëveshje ku opozita vajti kokëulur”.
Në fakt këtij regjimi nuk i ka mbetur të thotë më asgjë, veçse propagandës së sëmurë mjerane.

Tryeza për reformën zgjedhore nuk është kurrfarë marrëveshje. Opozita nuk ka shkuar asgjëkundi ku nuk i takon apo e kanë ftuar. Maxhoranca dhe opozita janë ulur në vendet e një proçesi politik që ju përket atyre për shkak të asaj që përfaqësojnë.

Blloqet politike, të përcaktuara nga qytetarët shqiptarë!

Reforma zgjedhore prej kohësh është përcaktuar si një proces politik i detyrueshëm prej arbitrit ndërkombëtar që monitoron dhe vlerëson proçeset zgjedhore ! OSBE/ODIHR.

Ajo çka është e veçanta në këtë proçes është fakti që opozita e detyroi mazhorancën ta nxjerrë procesin jashtë Parlamentit, duke pranuar faktin e pakontestueshëm tashmë të delegjitimitetit të atij Parlamenti.

Kushdo e ka të qartë se ai Parlament sot nuk ka legjitimitet kushtetues, nuk ka legjitimitet politik, nuk ka moral qytetar, nuk ka kapacitet institucional.

Opozita që i kishte identifikuar prej kohësh këto dimensione skandaloze të këtij Parlamenti, detyroi më në fund edhe mazhorancën ta pranojë atë realitet të hidhur duke u ulur në tryezën jashtë parlamentare për reformën zgjedhore.

Edi Rama nuk do të donte kurrë të ekzistonte kjo tryezë ndaj nguli si provokim aty Gjiknurin me qëllimin e vetëm që opozita të refuzonte dhe të lëshonte vendin e vet politik në një proçes detyrash prej politikës.

Gjiknuri është thjesht mekanizmi i një sistemi kriminal dhe korruptiv të manipulimit zgjedhor.

Sistemi vetë është Edi Rama.

Kush mendon se Gjiknuri do t'i ikë drejtësisë për jetësimin që i bëri sistemit kriminal e ka shumë gabim.

Edhe nëse opozita nesër në pushtet degradon dhe nuk kërkon drejtësi, atë nuk do ta harrojnë dhe lejojnë shqiptarët.

Shkrirja e mekanizmave të vjedhjes së zgjedhjeve do të nisë me çmontimin e sistemit kriminal, vetë Edi Ramës. Ndaj në proçesin e reformës zgjedhore pak rëndësi ka ndërtimi i asaj tryeze. Ajo që është themelore për opozitën dhe shqiptarët është produkti i saj.

Produkti që të kemi zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme, jashtë ndikimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar. Askush të mos çuditet që këtë proçes Edi Rama do të tentojë ta minojë çdo ditë.

E ndërkohë propaganda tipike e rilindsit do vijojë të ngrejë kurthe. E megjithatë sfida qëndron tek produkti !

Modifikuar më E Enjte, 16 Janar 2020 09:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...