Padia e Ramës, Kryemadhi: Përballë këtij sharlatani antikombëtar, Harandinaj nuk ka nevojë për mbrojtjen tonë

Saturday, 18 Janar 2020 12:38

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, deklaroi sot para anëtarëve të Konventës së LSI në Korçë se “Edi Rama ka zgjedhur t’i tradhëtojë interesat e shqiptarëve. Edi Rama ka zgjedhur të tradhëtojë Shqipërinë, por të tradhëtojë dhe Kosovën.

Pasi dështoi në tentativën e tij të zezë për copëtimin e Kosovës, për llogari të ëndrrës së Serbisë së Madhe, ai po bën çmos të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë e pakalueshme, fortesë e pa marrshme, digë e pa depërtueshme e ujrave që do përmbytnin ardhmërinë e shtetit të Kosovës, ndaj Komandantit të UÇK dhe Kryeministrit të Kosovës, heroit të gjallë të Kombit shqiptar, zotit Ramush Hajradinaj.

Padia e tij groteske, armiqësore nuk ka për qëllim vetëm Ramushin si individ, por përçarjen e unitetit kombëtar.

Me këtë padi të zezë Edi Rama do të njollosë, jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb. Ky njeri fasadë, pa asnjë ndjenjë kombëtare apo qoftë edhe qytetarie, pikërisht për t’i ardhur në ndihmë tezës serbe të mohimit të masakrës së Reçakut, gjeti pikërisht atë ditë të çonte padinë e tij sa qesharake aq monstruoze ndaj Ramush Hajradinajt.

Sot më shumë se asnjëherë më parë shqiptarët, në të dyja shtetet, janë shumë të qartë për atë që është Edi Rama dhe se çfarë interesash dhe qëllimesh të errta ai përfaqëson.

Unë jam e bindur që Ramush Hajradinaj përballë këtij sharlatani antikombëtar nuk ka nevojë për mbrojtjen tonë, se është lufta dhe shërbimet e tij ndaj shtetit të Kosovës, lirisë së saj, gjaku i derdhur për kombin shqiptar, që bëjnë diferencën e madhe, të pakrahasueshme midis të dyve. Por si shqiptare, si politikane e ndjej për detyrë të jem krah Ramushit dhe përballë anti shqiptarit Edi Rama.”

Modifikuar më Saturday, 18 Janar 2020 12:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...