‘Ushtari’ i Saimir Tahirit/ Shkarkohet Robert Ago pas arrestimit të vëllait

Saturday, 18 Janar 2020 12:45

Robert Ago, shef i qarkullimit në Dibër, u shkarkua nga detyra pas arrestimit të vëllait të tij, Pajtim Ago, me akuzën e trafikut të drogës. Biznesmeni dibran Pajtim Ago ishte mes shtatë personave të arrestuar pas një operacioni ku u sekuestruan 32.5 kg kanabis në formë çokollatë.

Burimet thonë se Pajtim Ago ishte nën përgjim nga Krimet e Rënda pas zhdukjes së djalit të tij. Ago u arrestua në Milot-Lezhë para dy vitesh kur u kap me gjysmë kilogram kokainë.

Pas këtij arrestimi, vëllai Robert Ago kaloi nga shef komisariati në Dibër, në shef qarkullimi në Kukës.

Mësohet se Pajtim Agon kanë tentuar ta arrestojnë para tre ditësh në Gjirokastër, por atëherë i shpëtoi ndalimit.

Për mediat, vëllai i tij Robert Ago është i njohur për shkak të dosjes me përgjimet për skandalin e blerjes së votave në Dibër. Kjo dosje u publikua nga gazeta më e madhe gjermane, BILD. 

Në një prej përgjimeve, ai i thotë Saimir Tahirit: “Unë jam ushtari jot i bindur”.

Po kush është Robert Aga

Robert Aga, që në audio-përgjime flet me Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën e Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore, deri në momentin e zgjedhjeve, ishte Drejtori i Policisë Dibër.

Më pas, duke kërkuar favore nga kryeministri rama dhe ministriat Gjiknuri, Tahiri dhe deputetët Manja e Qefalia, Aga u emërua shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës.

Robert Aga është një prej drejtuesve të policisë që dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Në dhjetor 2017, Exit.al publikoi disa dokumente sekrete që Shërbimi Informativ i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Ministrisë së Brendeshëm mbi përfshirjen e Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në periudhën 2015-12017. Në këtë dokument përmenden dhe Jaeld Çela, drejtori i Policisë Vlorë, implikimi i të cilit tashmë është vërtetuar pasi Çela është shpallur në kërkim.

Në këto dokumente përmendet dhe emri i Robert Agës.

Vëllai i tij Pajtim Aga njihet si biznesmes në qarkun e Dibrës. Sipas disa mediave, Pajtim Aga prej dis vitesh ka hapur një television kabllor që shpërndan sinjal të disa stacioneve në vendlindje. Në shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë.

Më pas në vitin 2018, Mateo Aga, 21 vjeç, djali i Pajtimit, pra nipi i Robertit u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara. Familjarët e Mateos shprehën dyshimet se ai mund të jetë rrëmbyer.

Modifikuar më Saturday, 18 Janar 2020 13:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...