Firma e pritshme e Ramës në Beograd, “thikë” për sigurinë e lidhjet me NATO e BE...

Diel, 19 Janar 2020 10:20

Nga Tritan Shehu

Firma e priteshme e Rames ne Beograd, “thike” per sigurine e lidhjet me NATO e BE... ...dhe sulmet paradoksale te medias afer tij ndaj vizites se Bashes ne Qendren e Mbojtjes Civile ne Palmanuova, Itali!!
Zhvillimet drejt “Jugosllavise se Re” do te japin goditje te reja kunder interesave tona, te Kosoves, rruges europiane te Rajonit, nepermjet mekanizmave te Sigurise.
Mbas disa protokolleve konspirative te firmosura nga Rama per “Shengenin Ballkanik” te Vucic, qe kerkojne te lidhin ekonomikisht Rajonin me Unionin Euroasia, hapat e rinj po vijne si zgjerim i nje komploti te rrezikshem.
Krijimi i nje Force te Mbrojtjes Civile (ushtarake) me Serbine, qe aty eshte nje koperture e bashkepunimit ushtarak me Rusine, duke tentuar vendosjen e Kosoves para “faktit te kryer”, eshte nje thellim i procesit te «Jugosllavizimit» te Rajonit e shtyrjes se tij drejt Lindjes dhe ne nivelet e Sigurise.
Te tilla mareveshje ne mund te realizojme vetem me vende antare te BE e NATO sic eshte Italia, e jo me shtete, qe as aspirojne te hyjne ne NATO, perkundrazi...
Jam i bindur qe shpejt Vucic-Rama do te shpalosen dhe «projekte» te tjera Lindore ne nivelet gjeopolitike te lidhura me rruget e furnizimit te gazit, qe bijen ndesh me strategjite tona te BE e NATO.
Pa dyshim per te tilla «projekte» madhore te interesave energjitike, ku edhe Shefi Vucic eshte vetem nje ingranazh, kerkohen me pare rruget ekonomike me Euroasin, platforma te sigurise si ajo qe Rama kerkon te inicioje ne Beograd, vasalitetet politike ku Tirana ka hyre, te gjitha keto pjese e atij Konspiracioni te Madh, qe duhet ndalur me cdo kusht.

index.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...