Një shtojcë në Këshillin Politik për të ndalur mashën e Ramës mbi fjalën e lirë

Diel, 19 Janar 2020 11:39

Nga Ilir Nikolla

Beteja kundër lëvizjeve të opozitës, qoftë për organizimin e saj të brendshëm, qoftë për një ndryshim në perceptimin e imazhit të saj, nuk ka fort lidhje me dashamirësinë, as me faktin se kritikëve ju djeg xhani që opozita të vijë sa më shpejt në pushtet. Gjeografia e mediave që u bëjnë jehonë këtyre kritikave është autogoli i parë i madh i tyre. Ato janë që të gjitha të stampës së Edi Ramës, të financuara prej tij, prej bashkive të tij apo prej oligarkëve të tij. Që të gjithë, duke u kujdesur për tezën “par condicio”, pra të të ashtuquajturës barazi dhe barazlargim nga kampet politike, pasi riprodhojnë pa pikë e pa presje gjithçka shkruan zyra e shtypit e kryeministrit apo prodhojnë ERTV-ja dhe “studioja televizive” e atashuar pranë kryebashkiakut të Tiranës, i kthehen opozitës, së pari për të përgënjeshtruar njoftimet e zyrës së saj të shtypit e më tej për të shoqëruar me komente negative çfarëdolloj nisme politike që vjen prej saj. Minutazhi plotësohet, por jo çdo minutë është njësoj.

Plaga e mungesës së një shtypi të lirë ka ardhur duke u agravuar, por kur shikon se edhe në Itali, jo më pak se para disa ditësh, institucioni që monitoron mediat u tërhoqi vëmendjen operatorëve televizivë që veprojnë në vend se po u jepnin hapësirë vetëm disa formacioneve politike dhe s’po garantonin pluralitetin që kërkon një demokraci. Pra, ishte një thirrje për të mos rënë pre e partitizmit, ku veç partitë kryesore kanë peshë e hapësirë e ku të tjerat, të vogla a të reja qofshin, enden në surdinë, në pritje që të hapet ndonjë vend bosh.

Kjo ankesë italiane ngjan si luks po të krahasohet me Shqipërinë, për të cilën sërish do të mund të kritikonim mungesën e hapësirës për ngjarjet në periferi për shembull, për partitë e vogla, për minoritetet apo për disa tema jashtë vëmendjes së partive kryesore. Por kur shohim bllokun opozitar në vend që është në një agresion të përditshëm mediatik, përgjigjet duhen kërkuar jashtë medias. Problemi është më i thellë, ka të bëjë me natyrën e demokracisë që duam të ndërtojmë, dhe për të respektuar natyrën e një demokracie të vërtetë, duhet të zhdukim nga rrënjët çfarëdolloj ndikimi që sistemi politik ka tek pushteti i katërt, për të cilin predikojmë vetërregullimin si çelësin e artë. Shkalla e rëndë e këtyre problemeve nxit opozitën që të kërkojë zgjidhje që kanë të bëjnë me shkundjen e sistemit, dhe një nga ato ishte edhe djegia e mandateve në 2019-n, çka solli nxjerrjen jashtë parlamentit të reformës zgjedhore në 2020-n. Këshilli Politik, si një tryezë e krijuar për të arritur një konsensus për reformën zgjedhore nuk garanton hëpërhë zvogëlimin e ndikimit që Edi Rama dhe metastazat e tij pushtetore kanë në media, prandaj rrezikojmë të llokoqitemi poshtë agresionit amoral të mediave ndaj opozitës, sa kohë nuk do të identifikojmë një shtojcë të këtij Këshilli Politik, e cila duhet të merret me mediat.

Disa ekspertë thonë se çështja mund të inkuadrohet si një zgjidhje brenda reformës zgjedhore, por historia 30-vjeçare e demokracisë dhe e medias në trancizion na ka treguar se praktikisht mediat u shpëtojnë kontrolleve aritmetikore që KQZ e AMA bëjnë mbi to, gjatë 30 ditëve fushatë. Ndikimi pozitiv mund të ndihet në një kohë të mëvonshme, kur Këshilli Politik do të ketë prodhuar zgjedhje e zgjidhje politike, por deri kur të vijë ky moment, duhet identifikuar një shtojcë për të anuluar ndikimin imediat në këtë sistem të deformuar mediatik. Nëse s’veprojmë ad-hoc edhe për këtë drejtim, ekziston droja që zgjidhja politike e dalë nga Këshilli Politik të prodhojë edhe kësaj here një rezultat të deformuar. Por kësaj here, aq i madh sa është depresioni, s’ka për të mjaftuar më shprehja “herën tjetër s’do të përsëritet më”.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...