Shëndetësia pre e grabitjes rilindase/ Kërpaçi: Të ndëshkohen përgjegjësit për konceisionin e sterilizimit

E mërkurë, 22 Janar 2020 19:44

Ish- deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka thënë se përgjegjësit për vjedhjen në koncesionin e sterilizimit duhet të ndëshkohen.

Kërpaçi i drejton disa pyetje qeverisë lidhur me masat që ishin marrë për kostot e këtij koncesioni si dhe thotë se Shëndetësia nuk ka qenë kurrë më parë në këtë gjendje, kurse akuzon qeverinë se dhe në këtë sektor fjalë të parë ka grabitjen.

 
LEXO EDHE:

‘Të nderuar qytetarë

 
 

Sistemi shëndetësor shqiptar është bërë tashmë pre e grabitjes rilindase.

 

Jo vetëm që gjendemi në ditë shumë të vështira për shkak se mjekët dhe infermierët po ikin nga vendi si pasojë e kushteve shumë të dobëta të punës, por qytetarët nuk marrin shërbimin që meritojnë, edhe pse pagesat që i dedikohen shëndetësisë nga buxheti i shtetit, pra nga pasuria e përbashkët e qytetarëve është në shifra marramendëse.

Kemi denoncuar vazhdimisht kontratat klienteliste dhe grabitqare të koncesioneve. Nisur nga zhvillimet e ditëve të fundit po i rikthehemi dhe njëhere koncesionit të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Pas 3 vjetësh radhazi që shteti paguan koncesionarin, kur është shpenzuar afërsisht nga 19 milion dollarë në vit, Ministria e Shëndetësisë na thotë se paska bërë një amendament, një rivlerësim të kostos së shërbimit dhe ka vlerësuar që pagesa ndaj koncesionarit për të njëjtin shërbim duhet të ulet me 25 %.

Pra, thënë shkurt, deri më sot, duke qenë se koncesionari mund ta kryejë këtë punë edhe më 25% më lirë, çdo qytetar shqiptar është dëmtuar ekonomikisht, është vjedhur pa të drejtë nga një kontratë klienteliste që synim nuk ka patur cilësinë në shërbim por pasurimin pa të drejtë të klientit të qeverisë.

Duke llogaritur sipas të dhënave zyrtare janë shpenzuar rreth 60 miliardë lekë ose afërsisht 60 milionë dollarë.

I bie rreth 15 milionë dollarë janë shpërdoruar.

15 milionë dollarë do të thotë se gati 2 herë më shumë se inaugurimi i fundit që qeveria ka kryer ose barnat e mijëra të sëmurëve apo mund të ishin përmbushur nevojat e studentëve për konvikte dhe pajisje mësimore.

E kemi denoncuar fort këtë koncension shpërdorues i cili nuk është thjesht dhe vetëm sterilizim por edhe përfshirja e të tjera shërbimeve siç është ai i mbeturinave spitalore të rrezikshme të cilat janë përzier me qëllime tërësisht abuzive me njëri- tjetrin.

Qytetarët shqiptarë, të cilet jo vetëm nuk marrin kujdesin shëndetësor që meritojnë por janë pre e vuajtjeve nëpër spitale, meritojnë sot përgjigje për sa vijon:

?Kush janë përgjegjësit që koncesionari ka përfituar 15 milionë dollarë më shumë dhe a janë marrë masa nga qeveria për ndëshkimin e tyre?

?Pse u pritën 3 vite për rishikimin e kostos dhe efektivitetit të shërbimit?

?Edhe pas këtij rishikimi, a është kjo kostoja më e ulët me të cilën shërbimi mund të ofrohet? A ka parë qeveria mundesinë për ta ulur edhe më tej koston?

?Me 15 milionë dollarë që i janë falur koncesionarit mund të ishin blerë pajisje dhe punësuar mjekë të rinj që shteti ta bënte vetë sterilizimin, duke e pasur këtë investim për vlerë të shtuar që do i mbeste në vite qytetarëve. Cfarë përgjigje ka për këtë qeveria?

Shpërdorimi dhe grabitja e parave është dimensioni i kësaj qeverie e cila në çdo gjë që bën, grabitjen e ka të parën.

Qytetarët dhe pacientët shqiptarë nuk kanë asnjë nevojë për propagandë pasi faktet flasin vetë janë në sytë e njerëzve.

Është fakt që nuk ndryshon që shëndetësia nuk ka qenë kurrë në këtë gjendje , tërësisht e çorganizuar dhe e grabitur e plackitur në financat e saj.

Është momenti për t’i thënë boll propagandës me shëndetësinë dhe pazarit të Rilindjes me jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Besimi i qytetarëve shqiptarë te sistemi demokratik është në nivelet më të ulëta pikerisht prej dorëzimit të pasurisë publike te super të pasurit e lidhur me pushtetin, prej korrupsionit, papapunësisë, promovimit të anti-vlerave në jetën publike duke rritur sjelljet negative në shoqëri, papërgjegjshmërinë e funksionarëve publik ndaj qytetarit që e paguan me taksat e veta, kanë ndikuar në këtë humbje besimi.

Koha për ndeshkim dhe koha për ndryshim!’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...