Prokuroria “gropos” skandalin DH Albania. Balliu: Tallje e pafytyrë

E mërkurë, 22 Janar 2020 20:58

Prokuroria e Tiranës mbylli pa zhurmë hetimin për skandalin e falsifikimit të tenderit të Unazës së Re dhe dërgoi në gjykatë si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin, përfaqësuesin në arrati të kompanisë DH Albania.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, mbështetës i banorëve tek Astiri. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se:

 

“Prokuroria merret vetëm me një recepsionist. Asnjë zyrtar i hetuar, asnjë zyrtar i arrestuar, asnjë njeri në burg për mega aferën tek Unaza, por vetëm banorët që protestuan për të drejtat e tyre përfunduan në qeli”.

Postimi i plotë

TALLJE E PAFYTYRË ME HETIMET TEK UNAZA E RE

U vodhën 40 milion euro me një projekt që nuk ekziston.  Një projekt ku të gjithë zyrtarët e lartë janë kapur në falsifikim. Duke filluar me falsifikime në Ministri, në ARRSH dhe çdo segment i qeverisë. Ndërkohë Prokuroria merret vetëm me një recepsionist. Asnjë zyrtar i hetuar, asnjë zyrtar i arrestuar, asnjë njeri në burg për mega aferën tek Unaza, por vetëm banorët që protestuan për të drejtat e tyre përfunduan në qeli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...