Fatura e tërmetit, Rama me ministrin e Jashtëm italian: Deri tani rreth 1 miliard euro. Ja si reagon Di Maio

E Enjte, 23 Janar 2020 10:42

Kryeministri Rama ndodhet në Itali, ku mëngjesin e sotëm të punës e ka nisur me Luigi Di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë

Teksa është folur për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama e ka informuar ministrin italian se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro.

Di Maio shprehet se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE se do të gjendet një zgjidhje aty.

PJESA NGA BISEDA RAMA- DI MAIO

Di Maio: Si po shkon puna me rikonstruksionin në Shqipëri?

Rama: Për disa ditë do të kemi raportin e dëmeve nga tërmeti por finalisht fatura përllogaritet të jetë rreth 1 miliard dollarë

Di Maio: 1 miliardë? Kam besim se në Konferencën e Donatorëve do të gjendet një zgjidhje

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...