U pushkatua nga diktatura/ Fjalët e fundit të Sheh Ibrahim Karbunarës: Djem mos harroni Shqipërinë, të tjerat rregullohen!

E Enjte, 23 Janar 2020 12:48

Fundi tragjik i anëtarëve të komisionit nismëtar të Kongresit të Lushnjës. Si  i vrau diktatori Enver Hoxha, ata që ngritën Parlamentin e parë në Shqipëri

Sheh Ibrahim Karbunara, ishte një ndër anëtarët e Komisionit Nismëtarë të Kongresit të Lushnjës, atje ku zë fill historia e parlamentarizmit në Shqipëri. Kujtohet në këtë 100-vjetor të historisë së parlamentarizmit bashkë me 27 të tjerë që hodhën themelet e jetës parlamentare në vendin tonë. Por Sheh Ibrahim Karbunara dhe 11 anëtarë të tjerë të këtij komisioni, u pushkatuan, humbën jetën nëpër tortura apo kaluan jetën nëpër burgjet komuniste. Ishin të parët që u përballën me diktatorin Enver Hoxha i cili kishte projektuar një Shqipëri nën diktaturë e për ta realizuar atë duhej të vriste gjithë elitën shshiptare. Sheh Ibrahim karbunara është ndër të parët që u gjykua e më pas u pushkatua me gjyqin e deputetëve në vitin 1947. Më poshtë publikojmë pjesë nga gjyqi i drejtuar nga prokurori famëkeq i viteve të para të diktaturës, Josif Pashko.

Pjesë nga gjyqi i deputetëve, marrë nga dosja e gjyqit të deputetëve, pranë Autoritetit të Dosjeve.

JOSIF PASHKO: Ti Sheh Karbunara dhe shokët e tu jeni përpjekur të krijoni edhe një 7 prill apo 4 shkurt në Shqipëri…

SHEH KARBUNARA: Nuk e pranoj akuzën. (kthehet nga të pandehurit e tjerë) “Djem mos harroni Shqipërinë, të tjerat rregullohen…”

JOSIF PASHKO: Ti armik i popullit e partisë… guxon të propagandosh këtu para nesh….

SHEH KARBUNARA: Unë guxoj t'ju them se nuk kam dashur të krijoj as 7 prill, e as 4 shkurt në Shqipëri, sepse kam qenë me Ismail Qemalin në Vlorë më 28 Nëntor. Ajo është e vetmja datë që mund të më akuzoni.

KRYETARI NIKO ÇETA: I pandehur mos na fol për historinë këtu ti, se hitorinë nuk e bën ti, more vesh apo jo.

JOSIF PASHKO: I pandehur Sheh Ibrahim Karbunara! Në shtëpinë tuaj është mbledhur për herë të parë grupi iniciator i organziatës tuaj tradhtare.  Ti je një prej frymëzuesve të kësaj organizate. Mbi ty rëndon akuza e rëndë e udhëheqësit të kësaj organizate. Në veprimtarinë tuaj armiqësore është i përfshirë edhe djali juaj Hysen Shehu. (tregon me gisht Hysenin) Bashkë me djalin ju keni kryer veprimtari kundra pushtetit popullor, udhëheqjes tonë dhe komandatit tonë të dashur Enver Hoxha.

SHEH KARBUNARA: Unë nuk pranoj asnjë akuzë. Kurrë nuk kam vepruar kundra popullit. Nuk kam bërë asnjë akt kundra atdheut. As unë, as im bir. I bëj thirrje tim biri dhe të tjerëve të akuzuar padrejtësisht: Mos pranoni akuza të paqëna për tradhti kundër atdheut. Ne nuk kemi bërë akte kundra atdheut ... po vdesim duke e mbrojtur atdheun. Unë nuk i pranoj akuzat dhe nuk kërkoj mëshirë”.

Në përfundim të këtij gjyqi, Sheh Ibrahim Karbunara u dënua me vdekje bashkë me të birin dhe të tjerë pjesëtar të grupit të deputetëve.

Në këtë proces gjyqësor, por edhe në të tjerë, përveç Sheh Ibrahim karbunarës, u vranë e burgosën edhe 11 anëtarë të tjerë të Komisonit Nismëtar të Kongresit të Lushnjës. Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar dokumentin dhe listën e tyre. Sipas dokumenteve të publikuara nga Dervishi:

U vranë në luftë me atentate: Idhomeno Kosturi, vrarë më 5 nëntor 1943 nga komunistët në Durrës. Atentatori quhej Kolë Laku. Beqir Rusi, vrarë 12 qershor 1943 në Elbasan para derës së shtëpisë së Aqif Biçakçiut, i shoqëruar nga miqtë e tij Lef Nosi dhe Ahmet Dakli. Autorët nuk u bënë të njohur.

U dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan me pushkatim: Fazlli Frashëri, 11.6.1945, 46 vjeç; Dine Dema, 23.7.1945, 75 vjeç; Bektash Cakrani, 26.7.1945, 74 vjeç.

Humbën jetën nëpër burgje: Kostaq Kotta, në Burrel, 1947; Hafiz Xhemal Naipi në Burrel, 1955; Qazim Kokoshi, 1947. Ndërkohë humbi jetën në hetuesi Ndoc Çoba, 6.3.1945, 75 vjeç.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...